BallinaDiasporaBE shqyrton tre kapituj të negociatave me Shqipërinë në Bruksel

BE shqyrton tre kapituj të negociatave me Shqipërinë në Bruksel

-

Në fokus janë e drejta e shoqërive tregtare, pronësia intelektuale dhe peshkimi. Mbledhja e Grupit të Punës për Zgjerimin do të trajtojë edhe procesin negociues me Malin e Zi.

Në Bruksel do të zhvillohet këtë të premte mbledhja e Grupit të Punës për Zgjerimin të Bashkimit Evropian, ku në fokus do të jetë ecuria e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Gjatë kësaj mbledhjeje pritet të shqyrtohen tre kapituj të rëndësishëm të negociatave me Shqipërinë, konkretisht Kapitulli 6, që lidhet me të drejtën e shoqërive tregtare, Kapitulli 7 për pronësinë intelektuale dhe Kapitulli 13, që përfshin fushën e peshkimit dhe akuakulturës. Shqyrtimi i këtyre kapitujve përbën një pjesë të rëndësishme të procesit të përafrimit të legjislacionit dhe standardeve shqiptare me ato të Bashkimit Evropian.

Në të njëjtën mbledhje do të diskutohen edhe kapitujt përkatës të negociatave me Malin e Zi, si dhe projekt-konkluzionet e Këshillit të Bashkimit Evropian lidhur me procesin e zgjerimit. Procesi i integrimit evropian mbetet një nga prioritetet kryesore të Shqipërisë, ndërsa shqyrtimi i kapitujve të negociatave shërben për të vlerësuar përparimin e vendit në përmbushjen e kritereve dhe standardeve të kërkuara nga Brukseli. Zhvillimet në këtë proces pritet të jenë me rëndësi për hapat e ardhshëm të Shqipërisë drejt anëtarësimit në familjen evropiane, transmeton TCH.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Lionel Scaloni rinovon me Argjentinën, synon Botërorin 2030

0
Trajneri kampion i botës do të vazhdojë të drejtojë “Albiceleste” edhe për katër vitet e ardhshme. Konfirmimi është bërë nga presidenti i Federatës Argjentinase...