BallinaEKSKLUZIVETrump: Do ta mposhtja lehtësisht Obamën në një garë presidenciale hipotetike

Trump: Do ta mposhtja lehtësisht Obamën në një garë presidenciale hipotetike

-

Presidenti amerikan Donald Trump është shprehur i bindur se do ta fitonte lehtësisht një përballje të mundshme elektorale me ish-presidentin Barack Obama, duke e cilësuar atë si një figurë politike të mbivlerësuar dhe jo të suksesshme në drejtimin e Shteteve të Bashkuara.

Gjatë një interviste me komentatorin sportiv Stephen A. Smith, Trump iu përgjigj një pyetjeje rreth një skenari hipotetik, në të cilin ai dhe Obama do të përballeshin në zgjedhjet presidenciale.

“Po, mendoj se do ta mposhtja lehtësisht”, deklaroi Trump, duke shtuar se kishte marrë më shumë vota se paraardhësi i tij demokrat në disa shtete amerikane, përfshirë Teksasin dhe Floridën.

Presidenti amerikan nuk kurseu as kritikat ndaj Obamës, duke vënë në pikëpyetje aftësitë e tij drejtuese dhe duke e përshkruar si një president që, sipas tij, ka kontribuar në përçarjen e shoqërisë amerikane.

“Nuk mendoja se ishte një president i mirë. Mendoja se ishte një përçarës”, u shpreh Trump.

Ndërkaq, kur u pyet se si do ta përshkruante veten në krahasim me Obamën, Trump u përgjigj se ishte një person që bashkon njerëzit. Ai argumentoi se zhvillimi ekonomik, investimet dhe rezultatet e administratës së tij mund të shërbejnë si faktorë bashkues për qytetarët amerikanë.

Deklaratat e Trump rikthejnë në vëmendje rivalitetin e tij të gjatë politik me Barack Obamën, i cili ishte president i SHBA-së nga viti 2009 deri më 2017. Përplasjet mes dy figurave kanë qenë të pranishme edhe në periudha të ndryshme të fushatave dhe debatit politik amerikan.

Megjithatë, një përballje e tillë në zgjedhjet presidenciale nuk mund të realizohet sipas Kushtetutës aktuale amerikane. Amendamenti i 22-të përcakton se asnjë person nuk mund të zgjidhet president më shumë se dy herë.

Kështu, pavarësisht bindjes së shprehur nga Trump për një fitore të mundshme ndaj Obamës, një garë e drejtpërdrejtë mes tyre për Shtëpinë e Bardhë mbetet vetëm një skenar hipotetik, transmeton euronewsal.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Numri 7 për të gjithë, Portugalia përgatit befasi për Ronaldon

0
Kombëtarja portugeze do ta nderojë Cristiano Ronaldon në përballjen me Danimarkën. Përveç fanellave me numrin legjendar 7, në minutën e shtatë të ndeshjes është...