BallinaEKSKLUZIVEKurti takon Alain Bersetin, në fokus anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e...

Kurti takon Alain Bersetin, në fokus anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës

-

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Evropës, Alain Berset, në kuadër të punimeve të Samitit të Komunitetit Politik Evropian (EPC). Në qendër të diskutimeve ishte procesi i anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, si dhe rëndësia që do të kishte ky anëtarësim për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të qytetarëve të Kosovës. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Kurti bëri të ditur se gjatë takimit me Bersetin kanë vazhduar bisedën lidhur me përpjekjet për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në këtë organizatë evropiane. Ai theksoi se pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës do t’i mundësonte vendit pjesëmarrjen në mekanizmat evropianë për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore, ndërsa qytetarëve do t’u krijonte mundësinë e qasjes në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Anëtarësimi në Këshillin e Evropës mbetet një çështje me rëndësi për Kosovën, pasi lidhet drejtpërdrejt me përfshirjen e saj në mekanizmat institucionalë evropianë dhe me forcimin e instrumenteve ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve.

Postimi i plotë i Albin Kurtit:

“Në takimin që patëm sot në kuadër të punimeve të Samitit të Komunitetit Politik Evropian (EPC), me Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Evropës, Alain Berset, vazhduam bisedën për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në këtë organizatë.

Është e tejet e rëndësishme që, nëpërmjet pranimit në Këshill, Kosovës t’i mundësohet pjesëmarrje në mekanizmat evropianë për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore, si dhe qytetarëve qasje në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.”/BS

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

“Rama jepe dorëheqjen”, protestë në “Air Albania” kundër kryeministrit

0
Përveç emocioneve, në stadiumin “Air Albania”, pati edhe thirrje të ndryshme gjatë ndeshjes mes Shqipërisë dhe Finlandës. Një pjesë e tifozëve të pranishëm në stadium...