BallinaArsimiUEJL organizon promovimin e librit “Kosova – Lufta e heshtur” të autorit...

UEJL organizon promovimin e librit “Kosova – Lufta e heshtur” të autorit Zef Mazi

-

Universiteti i Evropës Juglindore (UEJL), do të organizojë promovimin e librit “Kosova – Lufta e heshtur: Diplomacia e padukshme që ndryshoi lojën (1991–1999)”, me autor Zef Mazi. Në këtë ngjarje, librin do ta prezantojnë si promotorë Akademik Abdylmenaf Bexheti dhe Avni Spahiu, ish-ambasador i Republikës së Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB).

Përmes këtij botimi, autori sjell një perspektivë mbi diplomacinë ndërkombëtare, përpjekjet diplomatike dhe zhvillimet politike që ndikuan në përcaktimin e rrjedhës së ngjarjeve në Kosovë gjatë viteve 1991–1999. Libri synon të hedhë dritë mbi rolin e diplomacisë dhe aktorëve ndërkombëtarë në një periudhë vendimtare për të ardhmen e Kosovës.

Promovimi do të mbahet më 18 nëntor 2026 (e mërkurë), në orën 11:00, në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë.

Ngjarja është e hapur për publikun e gjerë dhe paraqet një mundësi për të gjithë të interesuarit që të njihen më nga afër me këtë botim dhe të marrin pjesë në diskutimin mbi diplomacinë, historinë dhe zhvillimet ndërkombëtare që shënuan periudhën 1991–1999.

Universiteti i Evropës Juglindore i fton të gjithë të interesuarit të marrin pjesë në këtë promovim, transmeton UEJL, përcjell helveticALforum.ch

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Shqipëri-Finlandë, formacioni zyrtar i kuqezinjve

0
Trajneri Rolando Maran ka publikuar formacionin zyrtar të Shqipërisë për sfidën e sotme kundër Finlandës në Nations League. Berisha do të luajë në portë, ndërsa...