Nga Dr. Dorian Koçi
Pas mbledhjes me Koloninë Shqiptare të Bukureshtit më 5 nëntor, dy ditë më vonë më 7 nëntor 1912, Ismail Qemali u nis me tren nga Bukureshti drejt Vjenës, në kuadër të një misioni diplomatik me rëndësi vendimtare për fatet e Shqipërisë. Qëllimi i kësaj vizite ishte të siguronte mbështetjen e Austro-Hungarisë për shpalljen e pavarësisë shqiptare, në një moment kur zhvillimet ushtarake të Luftës së Parë Ballkanike po kërcënonin drejtpërdrejt të ardhmen politike dhe territoriale të vendit.
Me të mbërritur në kryeqytetin e Perandorisë Habsburge, Ismail Qemali u vendos në Grand Hotel Wien dhe nisi menjëherë kontaktet me përfaqësues të lartë të diplomacisë vjeneze, duke kërkuar të ndërtonte një mirëkuptim politik për çështjen shqiptare. Vjena do të bëhej kështu një nga stacionet vendimtare të udhëtimit diplomatik që do të përcaktonte fatin politik dhe diplomatik të Shqipërisë….
Udhëtimi sapo kishte nisur….
Foto 1: Ismail Qemali
Foto 2: Stacioni i trenit , Gra Nord në Bukuresht prej nga Ismail Qemali dhe delegacioni që e shoqëronte u nis për Vjenë
Foto 3: Staqicioni Qendror Hekurullor i Vjenës
Foto 4: Hotel Grand në Vjenë Ku u vendos delegacioni shqiptar.
Foto 5: Ministria e Punëve të Jashtme të Aus Perandorisë Austro-Hungareze në Vjenë. /BS










