BallinaAtdheuHoti: Mbi 2.5 milionë euro për mbështetjen e shërbimeve sociale dhe mbrojtjen...

Hoti: Mbi 2.5 milionë euro për mbështetjen e shërbimeve sociale dhe mbrojtjen e kategorive të cenueshme

-

Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, ka marrë pjesë në tryezën e diskutimit për shëndetin mendor dhe mbështetjen psikosociale të fëmijëve dhe adoleshentëve në Kosovë, të organizuar nga Zyra e Kryeministrit në partneritet me UNICEF-in.

Gjatë këtij takimi u prezantuan rekomandimet e raportit për hartëzimin e shërbimeve të shëndetit mendor dhe mbështetjes psikosociale për fëmijët dhe të rinjtë, me fokus në identifikimin e nevojave dhe avancimin e mekanizmave institucionalë për ofrimin e shërbimeve sa më cilësore.

Në fjalën e tij, ministri Hoti theksoi përkushtimin e Ministrisë për avancimin e legjislacionit, reformimin e sistemit të mbrojtjes sociale, si dhe fuqizimin e mekanizmave të kontrollit dhe inspektimit, me qëllim rritjen e cilësisë dhe efikasitetit të shërbimeve sociale.

Ai veçoi gjithashtu rëndësinë e fuqizimit të Qendrave për Punë Sociale, duke bërë të ditur se Ministria tashmë u ka bërë thirrje kryetarëve të komunave që të ndërmarrin hapa konkretë për përmirësimin e funksionimit dhe kapaciteteve të këtyre institucioneve.

Një tjetër angazhim i rëndësishëm i prezantuar nga ministri është mbështetja financiare për organizatat joqeveritare që ofrojnë shërbime sociale. Sipas Hotit, Ministria ka ndarë mbi 2.5 milionë euro për këto organizata, përfshirë strehimoret dhe shërbimet e tjera që synojnë mbrojtjen dhe përkrahjen e kategorive më të cenueshme të shoqërisë. Pjesëmarrja në këtë tryezë riafirmon rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe me partnerët ndërkombëtarë për ndërtimin e një sistemi më të fuqishëm të mbrojtjes sociale, ku shëndeti mendor dhe mirëqenia e fëmijëve dhe të rinjve mbeten ndër prioritetet kryesore./BS

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Gërvalla merr pjesë në darkën gala të organizuar nga Presidenca irlandeze...

0
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka marrë pjesë në një darkë gala të organizuar me ftesë të Presidencës irlandeze të...