BallinaDiasporaKonsulli i Përgjithshëm i Kosovës në Cyrih, mirëpret udhëheqësin e ri të...

Konsulli i Përgjithshëm i Kosovës në Cyrih, mirëpret udhëheqësin e ri të Misionit Katolik Shqiptar në Luzern, Don Kolë Dedajn

-

Cyrih, 2 nëntor 2026 – Shefi i Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Cyrih, Vigan Berisha, siç mëson helveticALforum.ch ka pritur në ambientet e konsullatës udhëheqësin e ri të Misionit Katolik Shqiptar në Luzern, Don Kolë Dedajn. Takimi u zhvillua në frymën e bashkëpunimit dhe të angazhimit të përbashkët për ruajtjen e identitetit kombëtar, kulturor e shpirtëror të shqiptarëve në mërgatë. Me këtë rast, konsulli i Përgjithshëm Vigan Berisha e ka përshkruar takimin përmes një mesazhi, në të cilin ka theksuar rëndësinë e traditës, trashëgimisë shpirtërore dhe rolit të institucioneve fetare në jetën e komunitetit shqiptar në Zvicër.

Ja si e përshkroi takimin Vigan Berisha:

“Kishim kënaqësinë të mirëpresim në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Cyrih, Don Kolë Dedajn, udhëheqësin e ri të Misionit Katolik Shqiptar në Luzern. Gjatë takimit, biseduam për traditën, trashëgiminë shpirtërore dhe rolin e institucioneve fetare në ruajtjen e identitetit kombëtar e kulturor të shqiptarëve në mërgatë. Shkëmbyem mendime edhe për rëndësinë e bashkëpunimit, forcimit të lidhjeve me atdheun dhe angazhimit të përbashkët në shërbim të mërgatës shqiptare në Zvicër.”

Takimi mes Vigan Berishës dhe Don Kolë Dedajt dëshmon rëndësinë e komunikimit dhe bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të Republikës së Kosovës dhe institucioneve fetare shqiptare në Zvicër, me synimin e ruajtjes dhe forcimit të lidhjeve të komunitetit shqiptar me atdheun dhe trashëgiminë e tij kombëtare e kulturore, transmeton helveticALforum.ch.

Përgatiti Dashnim HEBIBI

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Vigan Berisha zhvillon takim me kryetarin e Komunitetit Musliman Shqiptar në...

0
Cyrih, 01 nëntor 2026 - Shefi i Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Cyrih, Vigan Berisha, ka pasur edhe sot një ditë...