BallinaAtdheuMbrojtja drejt 2.35% të PBB-së në vitin 2027, Shqipëria synon përmbushjen e...

Mbrojtja drejt 2.35% të PBB-së në vitin 2027, Shqipëria synon përmbushjen e angazhimeve ndaj NATO-s

-

Buxheti i mbrojtjes në Shqipëri pritet të pësojë një rritje të ndjeshme gjatë vitit 2027, duke arritur në 2.35% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB). Ky planifikim vjen në kuadër të angazhimeve të vendit ndaj NATO-s, me synimin për të arritur nivelin prej 5% të PBB-së për shpenzimet e mbrojtjes deri në vitin 2035.

Lajmi është bërë i ditur nga kryetari i Komisionit për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes, i cili konfirmoi se niveli i ri i shpenzimeve është dakordësuar edhe me Aleancën në Bruksel.

Sipas tij, për herë të parë shpenzimet për sektorin e mbrojtjes do të arrijnë në 2.35% të PBB-së, duke reflektuar angazhimin e Shqipërisë për të përmbushur objektivat e përcaktuara në kuadër të NATO-s.

“Për herë të parë përqindja e shpenzimeve që do të zërë sektori i mbrojtjes do të kapë vlerën e 2.35% të PBB-së. Është në funksion të gjithë angazhimit që kemi marrë në kuadër të Aleancës së NATO-s, për ta çuar deri në vitin 2035 në 5 për qind këto shpenzime. 2.35 është e konfirmuar edhe nga NATO në Bruksel”, deklaroi ai.

Rritje edhe për buxhetin e pushtetit vendor

Paralelisht me rritjen e fondeve për mbrojtjen, më shumë financime parashikohen edhe për pushtetin vendor. Sipas projektbuxhetit të vitit 2027, fondet për bashkitë do të arrijnë në 114.6 miliardë lekë, me një rritje prej 2.4% krahasuar me vitin 2026.

Megjithatë, kjo shumë mund të pësojë ndryshime pas përfundimit të reformës së re territoriale. Planifikimi aktual është bërë duke marrë në konsideratë organizimin ekzistues me 61 bashki, ndërsa në vitin 2027 parashikohet që vendi të ketë një ndarje të re territoriale me 46 bashki.

Lidhur me këtë çështje, Andi Mehmeti bëri të ditur se transfertat për njësitë e reja vendore do të rishikohen pas zgjedhjeve lokale dhe përfundimit të reformës.

“ Në projektbuxhetin e vitit 2027 janë bërë në bazë të 61 bashkive. Pas zgjedhjeve lokale, kur të përfundojë reforma, në bazë të reformës së re do të rishikohen dhe do të bëhen transfertat përkatëse”, u shpreh Mehmeti.

Buxheti vendor do të përshtatet me kompetencat e reja

Rishikimi i financimeve për pushtetin vendor nuk do të lidhet vetëm me numrin e bashkive, por edhe me kompetencat që do t’u kalojnë atyre në kuadër të ndryshimeve ligjore.

Në momentin që Kuvendi do të përfundojë miratimin e ndryshimeve përkatëse, do të përcaktohet edhe mënyra e shpërndarjes së fondeve, në përputhje me përgjegjësitë e reja të njësive të qeverisjes vendore.

Kështu, projektbuxheti i vitit 2027 parashikon më shumë financime për mbrojtjen dhe një rritje të fondeve për pushtetin vendor, ndërsa shifrat përfundimtare të këtij të fundit pritet të përshtaten pas zbatimit të reformës territoriale, transmeton abcnewsal.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

ALEANCA PËR SHQIPTARËT: BËRVENICA, SHEMBULLI SE PAJTIMI ËSHTË I MUNDSHËM!

0
Bërvenica dje dha një mesazh që shkon përtej një rezultati zgjedhor. Ajo dëshmoi se dallimet e së kaluarës nuk duhet të jenë pengesë për...