BallinaEKSKLUZIVEShqipëria voton më 9 maj për 46 bashki

Shqipëria voton më 9 maj për 46 bashki

-

Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar ligjin e ri për ndarjen administrativo-territoriale të njësive të qeverisjes vendore në Shqipëri, duke i hapur rrugë zbatimit të hartës së re territoriale në zgjedhjet vendore të 9 majit 2027.

“Në mbështetje të nenit 84, pika 1, dhe nenit 93 të Kushtetutës, DEKRETOJ: Shpalljen e ligjit nr. 100/2026, “Për ndarjen administrativo-territoriale të njësive të qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë”, thuhet në vendim.

Në zgjedhjet e ardhshme vendore, më 9 maj 2027, qytetarët do të votojnë për drejtuesit e 46 bashkive, sipas ndarjes së re administrative të miratuar nga Kuvendi.

Reforma territoriale u miratua në Kuvend më 9 tetor 2026, pas një seance maratonë që zgjati më shumë se 14 orë dhe u shoqërua me debate të forta mes mazhorancës dhe opozitës. Projektligji mori 85 vota pro, 34 kundër dhe asnjë abstenim.

Sipas organizimit të ri, Shqipëria do të ketë 46 bashki, ndërkohë ndarja në 12 qarqe mbetet e pandryshuar, transmeton rtsh.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Shqipëria forcon bashkëpunimin rajonal në kërkim-shpëtimin ajror, në fokus koordinimi ndërkufitar

0
Qendra Kombëtare e Kërkim-Shpëtimit (QKKSH) organizoi takimin e dytë për vitin 2026 të Komitetit Këshillues Rajonal të Kërkim-Shpëtimit Aeronautik (RASARAC), ku në qendër të...