BallinaAtdheuGjenerali Bashkim Jashari nderon me medalje gjeneralin amerikan Stephen E. Osborn

Gjenerali Bashkim Jashari nderon me medalje gjeneralin amerikan Stephen E. Osborn

-

Prishtinë – Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur me ceremoni të larta ushtarake gjeneralmajorin Stephen E. Osborn, Agjutantin e Përgjithshëm të Gardës Kombëtare të Ajovës, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në Kosovë. Ceremonia e pritjes u mbajt në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, ku me këtë rast gjenerali Jashari i ndau gjeneralit amerikan Medaljen për Shërbim Vetëmohues. Ky vlerësim iu nda gjeneralit Osborn në shenjë mirënjohjeje për kontributin, përkushtimin dhe angazhimin e tij në forcimin e partneritetit dhe bashkëpunimit ndërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Gardës Kombëtare të Ajovës.Sipas njoftimit të FSK-së, bashkëpunimi ndërmjet dy forcave është ndërtuar ndër vite mbi besimin e ndërsjellë, profesionalizmin dhe vlerat e përbashkëta, duke u shndërruar në një shembull të rëndësishëm të partneritetit ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ky partneritet konsiderohet një shtyllë e rëndësishme në zhvillimin dhe avancimin e kapaciteteve profesionale të FSK-së, si dhe në thellimin e marrëdhënieve të bashkëpunimit me aleatin strategjik amerikan. Në fund të njoftimit, Forca e Sigurisë së Kosovës ritheksoi rëndësinë e miqësisë dhe partneritetit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke përmbyllur mesazhin me moton:

“Kosova dhe SHBA – partneritet i përhershëm!”, transmeton rtk.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Shqipëria forcon bashkëpunimin rajonal në kërkim-shpëtimin ajror, në fokus koordinimi ndërkufitar

0
Qendra Kombëtare e Kërkim-Shpëtimit (QKKSH) organizoi takimin e dytë për vitin 2026 të Komitetit Këshillues Rajonal të Kërkim-Shpëtimit Aeronautik (RASARAC), ku në qendër të...