Vonë

-

Nga Zize Pepshi, Zvicër

Pse të desha, pyetem fort,

Pse kaq shumë shpirtin e vrava?

Sa gurë dhembje zemra hoqi,

Pse për ty në lot u lava?

Krejt bilbilat po të këndonin,

Shpirtin s’munden me e pajtu’.

Të kujtoj kur t’pashë te kroni,

Testën n’dorë mbushur me ujë.

Me bisht syri më vështroje,

Këmishën zemra po ta gjuante.

Dashurinë, zemër, liroje,

Puthe djalin dhe fort duaje.

Por ai kron sot ka shteruar,

Koha rrodhi e na ndau,

Mbeti testi i pauruar,

Dhe ky mall që s’na u thau.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Messi vazhdon të mahnitë me paraqitjet e tij, pavarësisht moshës

0
As-i argjentinas ishte protagonisti kryesor në fitoren e Inter Miamit 2-1 ndaj New England Revolutionit, në kuadër të sezonit 2026 në MLS. Në moshën 39-vjeçare,...