BallinaAtdheuPresidentja Shiroka Pula priti në takim Komandantin Suprem të Forcave Aleate të...

Presidentja Shiroka Pula priti në takim Komandantin Suprem të Forcave Aleate të NATO-s në Evropë

-

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, priti në takim Komandantin Suprem të Forcave Aleate të NATO-s në Evropë (SACEUR), gjeneralin Alexus G. Grynkewich.

Në takim u diskutua për situatën e sigurisë në Kosovë dhe rajon, rolin e NATO-s në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit, si dhe për bashkëpunimin e mëtejshëm.

Presidentja Shiroka Pula shprehu mirënjohjen e Kosovës për kontributin e NATO-s dhe të KFOR-it në garantimin e sigurisë dhe stabilitetit në vend. Ajo theksoi se prania e KFOR-it mbetet e rëndësishme për sigurinë e të gjithë qytetarëve dhe për ruajtjen e stabilitetit në Kosovë.

Presidentja ritheksoi përkushtimin e Kosovës për forcimin e partneritetit me NATO-n dhe për avancimin e bashkëpunimit me aleatët, duke nënvizuar se anëtarësimi në NATO mbetet një ndër objektivat strategjikë të Republikës së Kosovës. Në këtë kontekst, Presidentja Shiroka Pula theksoi se Kosova mbetet e përkushtuar ndaj paqes, stabilitetit rajonal dhe bashkëpunimit të ngushtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, NATO-n dhe partnerët ndërkombëtarë, transmeton Presidenca e Republikës së Kosovës, përcjell helveticALforum.ch

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Tregu i pasurive të paluajtshme në Zvicër: Qiratë dhe çmimet e...

0
Mungesa e banesave dhe kërkesa e lartë do të vazhdojnë të ushtrojnë presion mbi tregun zviceran të pasurive të paluajtshme. Sipas parashikimeve të kompanisë...