BallinaDiasporaKonsullja e Shqipërisë në Janinë, Albana Ternova, merr pjesë në ceremonitë përkujtimore...

Konsullja e Shqipërisë në Janinë, Albana Ternova, merr pjesë në ceremonitë përkujtimore të Ditës së “OXI”-t në Greqi

-

Janinë, 28 tetor 2026 – Në kuadër të manifestimeve zyrtare për nder të Ditës së “OXI”-t, Konsullja e Republikës së Shqipërisë në Janinë, znj. Albana Ternova, mori pjesë më 27 dhe 28 tetor 2026 në ceremonitë solemne të vendosjes së kurorave me lule në monumentin e “Ushtarit të Panjohur” në Kallpaqi dhe në Monumentin e Heronjve të Bizanit, në Janinë. Aktivitetet, të organizuara përkatësisht nga Bashkia e Pogonit dhe Prefektura e Epirit, mblodhën përfaqësues të lartë të qeverisjes qendrore dhe vendore greke, si dhe personalitete të tjera, në nderim të rezistencës historike të popullit grek në vitin 1940 dhe të gjithë atyre që dhanë jetën për lirinë e vendit.

Ceremonitë përkujtimore përbëjnë një moment të rëndësishëm përkujtimi dhe reflektimi mbi ngjarjet historike që shënuan qëndresën e Greqisë ndaj ultimatumit të 28 tetorit 1940, ditë e njohur si “OXI”, simbol i refuzimit dhe i vendosmërisë për të mbrojtur lirinë dhe sovranitetin kombëtar. Pjesëmarrja e Konsulles së Republikës së Shqipërisë në këto veprimtari zyrtare shënon praninë e përfaqësimit diplomatik shqiptar në ceremonitë përkujtimore të zhvilluara në rajonin e Epirit, duke nderuar kujtimin e të rënëve dhe rëndësinë e ruajtjes së kujtesës historike. Përmes këtyre aktiviteteve, u përcoll mesazhi i respektit për sakrificën njerëzore, lirinë dhe paqen, vlera që mbeten të rëndësishme për brezat e sotëm dhe të ardhshëm, transmeton Konsullata e Përgjithshme e Shqipërisë në Janinë, përcjell helveticALforum.ch

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Presidentja Shiroka Pula priti në takim Komandantin Suprem të Forcave Aleate...

0
Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, priti në takim Komandantin Suprem të Forcave Aleate të NATO-s në Evropë (SACEUR), gjeneralin Alexus G....