BallinaKulturaELDA KECI - MAGJIA E MUAJIT TETOR

ELDA KECI – MAGJIA E MUAJIT TETOR

-

Më në fund erdhi dhe tetori,

me pak gjethe të verdha e pakëz fllad,

çdo ngjyrë të hapur vera e mori,

tani vjeshta do shtrojë një tapet të artë.

Dhoma ime bëhet më e ngrohtë,

një çaj i nxehtë dhe një libër në dorë,

ndërsa jashtë, në të ftohtën botë,

shiu i parë do nisë të picërojē pa orë.

Ky muaj na mbledh rreth letërsisë,

ku poezia e bukur ka festën e vet,

i jep pak dritë gjithë monotonisë,

dhe shpirtin tonë e mbush me jetë.

S’ka më bukur se ky muaj i artit,

ku çdo fjalë e shkruar ka vlerë,

tetor, ti je si një copëz fletë,

ku shkruajmë kujtime si asnjëherë.

(Tetor, 2026)

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Preç Zogaj: Për një dorëheqje të përgjegjshme kundër kaosit të kryeministrit...

0
Nga Preç Zogaj Protesta paqësore e flamingove foli gjatë. Pesë muaj pa pushim. Në ditët e veta më të mira, ajo ekspozoi përmes pjesëmarrjes masive...