BallinaAtdheuMediat e huaja jehonë protestës në Tiranë: Studentët kërkojnë rrëzimin e sistemit!

Mediat e huaja jehonë protestës në Tiranë: Studentët kërkojnë rrëzimin e sistemit!

-

Protesta e studentëve në Tiranë, e zhvilluar pasditen e kësaj të marte para Ministrisë së Arsimit, ka marrë vëmendjen e mediave të huaja. Agjencia ndërkombëtare e lajmeve Reuters dhe agjencia franceze AFP kanë raportuar për tubimin, i cili u përshkallëzua në përplasje mes protestuesve dhe policisë. Reuters, në një artikull të publikuar më 13 tetor, shkruan se studentët hodhën tulla dhe blloqe betoni në drejtim të Ministrisë së Arsimit, ndërsa policia u përgjigj me gaz lotsjellës dhe autobotë me ujë me presion. Sipas agjencisë, disa protestues u shoqëruan nga policia pas përplasjeve.

Në raportimin e saj, Reuters ndalet edhe te arsyet që i nxorën studentët në rrugë. Organizatorët kanë renditur si shqetësime kushtet në universitete, kostot e arsimit të lartë, mbështetjen financiare për studentët dhe mundësitë e punësimit pas diplomimit.

Përtej problematikave që lidhen drejtpërdrejt me arsimin, agjencia vëren se një pjesë e protestuesve shprehën pakënaqësi edhe ndaj qeverisë dhe pabarazisë sociale në vend. “Shqipërisë i duhet një revolucion, një ndryshim, një përmbysje e plotë e sistemit, sepse nuk mund të vazhdohet më kështu”, citohet të ketë thënë protestuesja Luljeta Kola për Reuters, duke iu referuar padrejtësive sociale dhe hendekut mes të pasurve dhe të varfërve.

Edhe agjencia franceze AFP i ka kushtuar një raportim protestës në kryeqytetin shqiptar. Sipas saj, qindra studentë u mblodhën për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe përmirësimin e arsimit. AFP raporton se policia përdori gaz lotsjellës dhe autobotë me ujë, ndërsa protestuesit hodhën gurë dhe thyen xhamat e Ministrisë së Arsimit.

Në raportim përmenden gjithashtu shkulja e kangjellave dhe djegia e koshave të mbeturinave, ndërsa bëhet e ditur se rreth një duzinë personash u arrestuan, sipas raportimeve të cituara nga agjencia./BS

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Gashi: Aty ku respektohet një gjuhë, respektohen edhe njerëzit që e...

0
Në një kohë kur gjuhët kombëtare po humbasin hapësirën e tyre, dhe globalizimi po shtyp gjuhët e kombeve të vogla, përgjegjësia jonë nuk është...