BallinaAtdheuArtan Abrashi, ka reaguar pas protestës së zhvilluar para Kuvendit të Kosovës

Artan Abrashi, ka reaguar pas protestës së zhvilluar para Kuvendit të Kosovës

-

Abrashi ka dënuar incidentet gjatë protestës, duke thënë se protesta është e drejtë demokratike, por jo dhuna, pengimi fizik i deputetëve dhe hedhja e mjeteve piroteknike drejt institucioneve

Ai ka theksuar se Kosovës i duhet funksionalizimi i institucioneve, trajtimi serioz i procesit në Hagë dhe zgjedhja e Presidentit të Republikës.

Postimi i plotë:

Sot u pa pse shteti nuk mund të drejtohet me ultimatume.

Ligji për Dhomat e Specializuara mori mbështetje të gjerë në lexim të parë. Ndërkohë, jashtë Kuvendit, një deputet u sulmua fizikisht dhe u kthye me forcë drejt objektit, zyrtarë shtetërorë u penguan të largoheshin dhe mjete piroteknike u hodhën drejt institucioneve.

Protesta është e drejtë demokratike. Dhuna, pengimi fizik i përfaqësuesve të zgjedhur dhe presioni mbi Kuvendin nuk janë, në fakt ato duhet të ishin drejtuar ndaj deputetëve që kishin votuar në vitin 2015 për themelimin e kësaj Gjykate speciale.

Në një situatë të tillë, përgjegjësia politike nuk është të shtohen kushtëzimet. Është të funksionalizohen institucionet.

Kosovës i duhet edhe trajtimi serioz i procesit në Hagë, edhe Presidenti i Republikës./BS

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Zvicra rrit TVSH-në për të financuar pensionin e 13-të AHV, vendimi merret më 29...

0
Qeveria mbështet rritjen e normës standarde nga 8,1% në 8,5%. Pensioni i 13-të AHV do të paguhet për herë të parë në dhjetor 2026,...