BallinaAtdheuIlir Panda zgjidhet kryetar i Gjykatës së Lartë, merr detyrën më 19...

Ilir Panda zgjidhet kryetar i Gjykatës së Lartë, merr detyrën më 19 tetor

-

Ilir Panda zgjidhet kryetar i Gjykatës së Lartë në Shqipëri. Mbledhja e Përgjithshme e Gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë e ka zgjedhur me 14 vota pro dhe asnjë kundër, duke i besuar drejtimin e institucionit për mandatin e ardhshëm.

Panda do ta marrë zyrtarisht detyrën më 19 tetor 2026, pas përfundimit të mandatit të kryetarit aktual, Sokol Sadushi.

Sadushi u zgjodh në krye të Gjykatës së Lartë më 17 tetor 2023, ndërsa mandati i tij përfundon më 17 tetor të këtij viti. Procedura për zgjedhjen e kryetarit të ri është hapur 60 ditë përpara përfundimit të mandatit, në përputhje me parashikimet ligjore, transmeton rtsh.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Infeksionet shkaktojnë rreth 1 në 8 raste të kancerit në botë

0
Studimi i ri i Agjencisë Ndërkombëtare për Kërkimin e Kancerit vë në pah rolin e vaksinimit, kontrolleve rutinë dhe trajtimit të hershëm në parandalimin...