BallinaSportiPasditë e hidhur për Baselin, Shaqiri largohet i dëmtuar

Pasditë e hidhur për Baselin, Shaqiri largohet i dëmtuar

-

Baseli pësoi një humbje të thellë 7:3 ndaj Winterthurit në miqësoren e zhvilluar të shtunën, më 3 tetor. Përveç rezultatit zhgënjyes, shqetësimi kryesor për skuadrën zvicerane lidhet me Xherdan Shaqirin, i cili u detyrua të largohej nga fusha për shkak të një dëmtimi në dorë.

Xherdan Shaqiri e nisi takimin si titullar dhe kapiten i Baselit, në një ndeshje që shënoi edhe debutimin e trajnerit të ri Slaviša Jokanović në stolin e skuadrës zvicerane.

Megjithatë, debutimi i Jokanović nuk shkoi sipas parashikimeve. Winterthuri, që militon në kategorinë e dytë të futbollit zviceran, dominoi pjesën e parë dhe shkoi në pushim me një epërsi të thellë 4:0.

Marchesano ishte ai që hapi serinë e golave, ndërsa Golliard shënoi dy herë. Odin më pas realizoi golin e katërt, duke e vënë Baselin në një situatë shumë të vështirë.

Në pjesën e dytë, Baseli reagoi dhe arriti të shënojë tri herë. Olaigben realizoi dy gola, ndërsa Harder shtoi një tjetër. Por reagimi i skuadrës së Jokanović nuk mjaftoi për të ndryshuar fatin e ndeshjes.

Winterthuri vazhdoi të sulmonte dhe shënoi edhe tri herë të tjera, me Rohner dhe Kehrer, ky i fundit autor i dy golave, duke e mbyllur takimin me rezultatin e thellë 7:3.

Shqetësim për Shaqirin

Përtej rezultatit, vëmendja kryesore është te gjendja e Xherdan Shaqirit. Sipas gazetës zvicerane “Blick”, kapiteni i Baselit pësoi një plagë në dorë pas një shkeljeje dhe u dërgua në spital, ku iu desh të merrte qepje.

Deri tani nuk ka informacion përfundimtar mbi shkallën e dëmtimit dhe kohën që Shaqiri mund të jetë jashtë fushave. Këto detaje pritet të bëhen të qarta pas ekzaminimeve të mëtejshme.

Ndeshja u zhvillua në stadiumin Schützenwiese, përpara rreth 2.500 tifozëve. Në raportin zyrtar, Winterthuri e cilësoi fitoren si të merituar, duke theksuar iniciativën dhe numrin më të madh të rasteve të krijuara.

Edhe pse bëhej fjalë për një ndeshje miqësore, rezultati 7:3 është një sinjal për trajnerin e ri të Baselit, i cili tashmë ka përpara detyrën për të korrigjuar problemet e shfaqura në këtë takim.

Për tifozët shqiptarë, megjithatë, pyetja kryesore mbetet një: Sa serioz është dëmtimi i Xherdan Shaqirit dhe kur do të jetë kapiteni i Baselit sërish në dispozicion? /BS

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Kongresmeni demokrat amerikan: Të dëgjohet zëri i qytetarëve

0
Kongresmeni demokrat amerikan Jim McGovern ka reaguar për protestat në Shqipëri, duke i bërë thirrje qeverisë t’i japë fund dhunës ndaj studentëve dhe protestuesve....