BallinaEKSKLUZIVEZvicra i thotë “Jo” forcimit të neutralitetit, 70.2% kundër iniciativës

Zvicra i thotë “Jo” forcimit të neutralitetit, 70.2% kundër iniciativës

-

Bernë – Qytetarët zviceranë kanë refuzuar me shumicë të gjerë nismën për forcimin e mëtejshëm të neutralitetit të vendit. Sipas rezultateve përfundimtare, 70.2% e votuesve kanë votuar kundër ndryshimit kushtetues, ndërsa vetëm 29.8% janë shprehur pro. Pjesëmarrja në votim ishte 47.1% e trupës elektorale.

Neutraliteti dhe sanksionet ndaj Rusisë

Iniciativa, e promovuar nga Partia Popullore Zvicerane (SVP), synonte të vendoste në Kushtetutë një përkufizim më të gjerë të neutralitetit të Zvicrës, përfshirë dimensionin ekonomik. Një nga çështjet kryesore të debatit lidhej me politikën e sanksioneve. Pranimi i iniciativës do të kishte ndikuar në mënyrën se si Zvicra mund të merrte pjesë në masa ekonomike të koordinuara me partnerët ndërkombëtarë, përfshirë sanksionet ndaj Rusisë pas pushtimit të Ukrainës. Me refuzimin e propozimit, vazhdon kuadri aktual i politikës zvicerane, përfshirë zbatimin e sanksioneve të miratuara ndaj Moskës.

Rezultati përbën një sinjal të qartë nga elektorati për ruajtjen e hapësirës së qeverisë federale për të ndjekur politikën aktuale të jashtme dhe të sanksioneve.

Refuzohet edhe iniciativa për sovranitetin ushqimor

Në të njëjtën ditë, votuesit zviceranë kanë hedhur poshtë edhe një tjetër iniciativë popullore, atë për sovranitetin ushqimor. Propozimi parashikonte vendosjen e objektivit që të paktën 70% e nevojave ushqimore të Zvicrës të mbuloheshin përmes prodhimit vendas. Edhe kjo nismë u refuzua me një shumicë të konsiderueshme: 72.5% votuan kundër, ndërsa pjesa tjetër e elektoratit u shpreh pro. Dy rezultatet tregojnë se në këto votime shumica e qytetarëve zgjodhi të mos mbështeste ndryshimet kushtetuese të propozuara, duke lënë në fuqi kuadrin aktual të politikave për neutralitetin dhe bujqësinë, transmeton rtsh.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

NË CILIN PLANET NDODHET “EUROPA E BALLKANIT”?

0
Nga Mehmet Elezi, publicist, shkrimtar, gjuhëtar dhe diplomat Kryeministri hungarez P. Maxhar (Magyar) ka kërkuar zytarisht heqjen e imunitetit të tij, pasi prokurorët po...