BallinaSportiThirrje kundër Ramës gjatë ndeshjes Shqipëri–Bjellorusi

Thirrje kundër Ramës gjatë ndeshjes Shqipëri–Bjellorusi

-

Tiranë – Përballja mes Shqipërisë dhe Bjellorusisë në stadiumin “Air Albania” nuk kaloi vetëm nën emocionet e futbollit. Gjatë ndeshjes, në tribunat e stadiumit u dëgjuan edhe thirrje politike kundër kryeministrit Edi Rama.

Mes tifozëve u dëgjua thirrja “Arrestoni Ramën”, ndërsa në stadium u shfaq edhe një pankartë me të njëjtin mesazh.

Këto veprime tërhoqën vëmendjen e të pranishmëve, duke bërë që atmosfera e ndeshjes të shoqërohej edhe me një mesazh politik të tifozëve.

Përballja Shqipëri–Bjellorusi u zhvillua në një kohë kur në Tiranë po mbahej edhe protesta e 119-të radhazi para Kryeministrisë, çka i dha jehonë më të gjerë mesazheve të shfaqura gjatë ndeshjes.

Pavarësisht se vëmendja kryesore ishte te përballja sportive, thirrjet dhe pankarta në stadium treguan se edhe një ngjarje sportive mund të shndërrohet në hapësirë për shprehjen e qëndrimeve dhe pakënaqësive politike./BW

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

QYTETET EVROPIANE KËRKOJNË NDALIMIN E FILTRAVE TË CIGAREVE: 30% E MBETURINAVE...

0
Brukseli, Mynihu, Dublini dhe Xhenova po i bëjnë thirrje Bashkimit Evropian të ndalojë filtrat e cigareve, duke i cilësuar si një burim serioz të...