BallinaDiasporaNë Shkup, ambasadorët Demiri e Sommer përcjellin ndeshjen dhe mesazhin e miqësisë

Në Shkup, ambasadorët Demiri e Sommer përcjellin ndeshjen dhe mesazhin e miqësisë

-

LIVE; Pjesa e parë e ndeshjes ka përfunduar me rezultat 0–2 në favor të Zvicrës (21:35 min)

Shkup, 26 shtator 2026 – Ambasadori i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Zvicër, Shkëlqesia e Tij Rexhep Demiri, po qëndron në Shkup, ku sonte është i pranishëm në stadiumin “Todor Proeski” për të ndjekur nga afër ndeshjen ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Zvicrës, të vlefshme për Ligën e Kombeve. Demiri është i ftuar nga Ambasadori i Zvicrës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Shkëlqesia e Tij Christoph Sommer, me të cilin po e ndjek këtë përballje sportive. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ambasadori Demiri e ka cilësuar këtë ftesë si një gjest të veçantë miqësie dhe një mundësi për të përcjellë ndeshjen në një atmosferë që shkon përtej rivalitetit sportiv.

“Sonte në Shkup kam nderin të jem i ftuar nga Shkëlqesia e Tij, Christoph Sommer, Ambasador i Zvicrës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, për të ndjekur së bashku ndeshjen e futbollit ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Zvicrës, e vlefshme për Ligën e Kombeve, në stadiumin ‘Todor Proeski’ në Shkup.

Si Ambasador i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Zvicër, këtë ftesë e vlerësoj si një gjest të veçantë miqësie dhe si një mundësi për të qenë pjesë e një ngjarjeje që, përtej sportit, përcjell vlera të rëndësishme të afrimit, respektit dhe mirëkuptimit ndërmjet dy vendeve.”, ka shkruar Demiri.

Ambasadori ka vënë në pah edhe lidhjen e veçantë që kjo ndeshje ka me mërgatën nga Maqedonia e Veriut që jeton në Zvicër, duke përmendur edhe futbollistët me prejardhje nga ky vend që sot përfaqësojnë kombëtaren zvicerane.

“Kjo ndeshje ka një dimension të veçantë edhe për mërgatën nga Maqedonia e Veriut që jeton në Zvicër. Në përfaqësuesen zvicerane luajnë edhe futbollistë me prejardhje shqiptare nga RMV, të cilët sot janë shtetas zviceranë dhe përfaqësojnë me krenari vendin ku janë rritur e jetojnë.”

Demiri thekson se lidhjet e komunitetit nga Maqedonia e Veriut me Zvicrën janë të shumta dhe të ndërtuara ndër vite.

“Për këtë arsye, Zvicra është bërë një atdhe i dytë për mërgatën nga Maqedonia e Veriut. Mijëra e mijëra familje nga vendi ynë kanë ndërtuar jetën e tyre në Zvicër, duke kontribuar në shoqërinë zvicerane dhe duke ruajtur njëkohësisht lidhjet e forta me vendlindjen, kulturën dhe rrënjët e tyre.”

Sipas tij, pikërisht këto lidhje njerëzore e bëjnë përballjen sportive edhe më të veçantë.

“Kjo e bën takimin e sotëm edhe më të veçantë. Në fushën e stadiumit ‘Todor Proeski’ do të përballen dy përfaqësuese, ndërsa përtej fushës ekzistojnë lidhje të shumta njerëzore, familjare dhe shoqërore që i afrojnë Maqedoninë e Veriut dhe Zvicrën.”

Në mesazhin e tij, ambasadori Demiri i kushton rëndësi të veçantë edhe rolit të sportit në afrimin e njerëzve dhe forcimin e marrëdhënieve ndërmjet vendeve.

“Sporti ka një gjuhë universale. Ai krijon ura mes njerëzve, bashkon komunitete dhe forcon miqësinë ndërmjet vendeve.”

Në fund, ai ka shprehur mirënjohjen për ambasadorin zviceran Christoph Sommer për ftesën dhe për mundësinë që këtë mbrëmje ta ndajnë së bashku emocionin e futbollit.

“Shpreh mirënjohjen time të sinqertë për Ambasadorin Christoph Sommer për këtë ftesë dhe për mundësinë që këtë mbrëmje ta ndajmë së bashku emocionin e futbollit dhe frymën e miqësisë ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Zvicrës.”

Duke e mbyllur mesazhin e tij, Demiri ka përcjellë urimet për të dyja ekipet:

“Një ndeshje futbolli në fushë, një lidhje e fortë miqësie përtej saj. Suksese të dyja ekipeve dhe një ndeshje të bukur e sportive! Pavarësisht rezultatit në fushë, sonte fituese do të jetë miqësia e përhershme mes Maqedonisë së Veriut dhe Zvicrës.”

Rexhep Demiri
Ambasador i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Zvicër

Mesazhi origjinal i Ambasadorit

Sonte në Shkup kam nderin të jem i ftuar nga Shkëlqesia e Tij, Christoph Sommer, Ambasador i Zvicrës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, për të ndjekur së bashku ndeshjen e futbollit ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Zvicrës, e vlefshme për Ligën e Kombeve, në stadiumin “Todor Proeski” në Shkup.

Si Ambasador i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Zvicër, këtë ftesë e vlerësoj si një gjest të veçantë miqësie dhe si një mundësi për të qenë pjesë e një ngjarjeje që, përtej sportit, përcjell vlera të rëndësishme të afrimit, respektit dhe mirëkuptimit ndërmjet dy vendeve.

Kjo ndeshje ka një dimension të veçantë edhe për mërgatën nga Maqedonia e Veriut që jeton në Zvicër. Në përfaqësuesen zvicerane luajnë edhe futbollistë me prejardhje shqiptare nga RMV, të cilët sot janë shtetas zviceranë dhe përfaqësojnë me krenari vendin ku janë rritur e jetojnë.

Për këtë arsye, Zvicra është bërë një atdhe i dytë për mërgatën nga Maqedonia e Veriut. Mijëra e mijëra familje nga vendi ynë kanë ndërtuar jetën e tyre në Zvicër, duke kontribuar në shoqërinë zvicerane dhe duke ruajtur njëkohësisht lidhjet e forta me vendlindjen, kulturën dhe rrënjët e tyre.

Kjo e bën takimin e sotëm edhe më të veçantë. Në fushën e stadiumit “Todor Proeski” do të përballen dy përfaqësuese, ndërsa përtej fushës ekzistojnë lidhje të shumta njerëzore, familjare dhe shoqërore që i afrojnë Maqedoninë e Veriut dhe Zvicrën.

Sporti ka një gjuhë universale. Ai krijon ura mes njerëzve, bashkon komunitete dhe forcon miqësinë ndërmjet vendeve.

Shpreh mirënjohjen time të sinqertë për Ambasadorin Christoph Sommer për këtë ftesë dhe për mundësinë që këtë mbrëmje ta ndajmë së bashku emocionin e futbollit dhe frymën e miqësisë ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Zvicrës.

🇲🇰
🇨🇭
⚽

Një ndeshje futbolli në fushë, një lidhje e fortë miqësie përtej saj. Suksese të dyja ekipeve dhe një ndeshje të bukur e sportive! Pavarësisht rezultatit në fushë, sonte fituese do të jetë miqësia e përhershme mes Maqedonisë së Veriut dhe Zvicrës.

Rexhep Demiri,

Ambasador i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Zvicër

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

QYTETET EVROPIANE KËRKOJNË NDALIMIN E FILTRAVE TË CIGAREVE: 30% E MBETURINAVE...

0
Brukseli, Mynihu, Dublini dhe Xhenova po i bëjnë thirrje Bashkimit Evropian të ndalojë filtrat e cigareve, duke i cilësuar si një burim serioz të...