BallinaDiasporaAmbasada e Kosovës në Hagë përmbyll praktikën gjashtëmujore të Marloes van de...

Ambasada e Kosovës në Hagë përmbyll praktikën gjashtëmujore të Marloes van de Ven

-

Hagë – Ambasada e Republikës së Kosovës në Hagë ka shënuar përfundimin e praktikës gjashtëmujore të Marloes van de Ven, e cila gjatë kësaj periudhe ishte pjesë e ekipit të ambasadës dhe kontribuoi në fusha të ndryshme të punës diplomatike, me fokus të veçantë në diplomacinë publike. Gjatë praktikës, van de Ven vazhdoi studimet Bachelor në Menaxhimin Global të Çështjeve Sociale në Universitetin e Tilburgut, ndërsa njëkohësisht fitoi përvojë praktike në punën e përditshme të një misioni diplomatik.

Ajo u angazhua në disa fusha të veprimtarisë së Ambasadës, përfshirë diplomacinë publike, çështjet konsullore, menaxhimin e projekteve dhe përcjelljen e zhvillimeve në politikën holandeze. Van de Ven ishte gjithashtu e përfshirë në përgatitjen dhe organizimin e aktiviteteve të ndryshme të Ambasadës, ndër të cilat shënimi i Ditës së Pavarësisë së Kosovës dhe organizimi i Kosovo Business Day. Gjatë gjashtë muajve të praktikës, ajo u vlerësua për përkushtimin, energjinë dhe gatishmërinë për të marrë përsipër detyra të reja. Sipas Ambasadës, idetë e saj dhe qasja proaktive e bënë atë një pjesëtare të vlefshme të ekipit. Duke folur për përvojën e saj, Marloes van de Ven tha se angazhimi në diplomacinë publike i dha një kuptim më të qartë të mënyrës se si funksionon diplomacia në praktikë.

Përvoja e saj, sipas saj, përfshiu jo vetëm përcjelljen e zhvillimeve politike dhe ndërkombëtare, por edhe njohjen nga afër me mënyrën se si ndërtohen dhe forcohen marrëdhëniet diplomatike. Ambasada e Kosovës në Hagë e falënderoi van de Ven për punën, përkushtimin dhe kontributin e saj gjatë periudhës së praktikës, duke i uruar sukses në rrugëtimin e saj të ardhshëm profesional dhe personal. Përvoja e saj në Ambasadën e Kosovës përbën një mundësi praktike për një studente të fushës së menaxhimit global të çështjeve sociale, duke e afruar atë me punën diplomatike dhe me proceset përmes të cilave një mision diplomatik ndërton komunikimin dhe marrëdhëniet me publikun dhe institucionet e vendit pritës, njofton Ambasada e Kosovës në Hag, përcjell helveticALforum.ch.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Rezistenca antimikrobike alarmon Evropën, 35 mijë vdekje çdo vit në BE

0
Përdorimi i tepruar dhe i papërshtatshëm i antibiotikëve po përshpejton përhapjen e baktereve rezistente, duke e kthyer rezistencën antimikrobike në një nga kërcënimet më...