BallinaAtdheuSHBA rithekson thirrjen për përgjegjësi për sulmin në Banjskë

SHBA rithekson thirrjen për përgjegjësi për sulmin në Banjskë

-

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka përkujtuar pjesëtarin e Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, i cili u vra në krye të detyrës gjatë sulmit në Banjskë në shtator të vitit 2023.

Prishtinë – Ambasada e SHBA-së në Kosovë ka ritheksuar thirrjen që autorët e sulmit të armatosur në Banjskë të mbahen përgjegjës. Në një postim në rrjetet sociale, Ambasada amerikane ka nderuar kujtimin e policit të Kosovës, Afrim Bunjaku, i cili humbi jetën gjatë përballjes me grupin e armatosur në veri të Kosovës në shtator të vitit 2023.

“Ne i bashkohemi Kosovës në nderimin e pjesëtarit të Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, i cili u vra në krye të detyrës gjatë sulmit në Banjskë në shtator të vitit 2023. Ne përsërisim thirrjen tonë që autorët të mbahen përgjegjës”, thuhet në deklaratën e Ambasadës së SHBA-së.

Sulmi në Banjskë ndodhi më 24 shtator 2023, kur një grup i armatosur sulmoi Policinë e Kosovës në veri të vendit. Në përleshjet që pasuan mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku, ndërsa pati viktima edhe në mesin e grupit të armatosur.

Deklarata e Ambasadës amerikane vjen si një tjetër shprehje e qëndrimit të SHBA-së për nevojën e përgjegjësisë për ngjarjet e Banjskës dhe për zbardhjen e plotë të rastit.

Ambasada e SHBA-së ka theksuar vazhdimisht rëndësinë e sundimit të ligjit dhe të përgjegjësisë për aktet e dhunshme që cenojnë sigurinë dhe stabilitetin në Kosovë dhe rajon, transmeton rtk.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Përkujtohet trevjetori i rënies në detyrë të Heroit Afrim Bunjaku

0
Prishtinë – Në Kosovë po zhvillohen sot një sërë aktivitetesh për shënimin e trevjetorit të rënies në krye të detyrës të Heroit të Kosovës, Afrim Bunjaku, i cili u vra gjatë sulmit të armatosur...