BallinaDiasporaVigan Berisha merr pjesë në edicionin e 71-të të Expovina Weinschiffe në...

Vigan Berisha merr pjesë në edicionin e 71-të të Expovina Weinschiffe në Cyrih, me ftesë të Konsullit të Përgjithshëm të Portugalisë

-

Përgatiti: Dashnim HEBIBI

Cyrih, 08 nëntor 2026- Shefi i Konsullatës së Republikës së Kosovës në Cyrih, Vigan Berisha, mori pjesë sot pasdite në edicionin e 71-të të Expovina Weinschiffe, një prej ngjarjeve tradicionale dhe të rëndësishme të qytetit të Cyrihut, me ftesë të Konsullit të Përgjithshëm të Republikës së Portugalisë, Gonçalo Motta. Pjesëmarrjen në këtë ngjarje, Berisha e ka cilësuar si një kënaqësi të veçantë, duke theksuar rëndësinë e saj në promovimin e kulturës së verës dhe në bashkimin e përfaqësuesve të shumtë nga fusha të ndryshme.

Në përshkrimin e tij për këtë aktivitet, Vigan Berisha ka shkruar:

“Me ftesë të mikut tim, Gonçalo Motta, Konsull i Përgjithshëm i Republikës së Portugalisë në Cyrih, pata kënaqësinë të marr pjesë në edicionin e 71-të të Expovina Weinschiffe, një prej ngjarjeve tradicionale dhe të rëndësishme të Cyrihut, që promovon kulturën e verës dhe bashkon përfaqësues të shumtë të botës diplomatike, ekonomike dhe shoqërore.”

Expovina Weinschiffe është një nga aktivitetet tradicionale të Cyrihut, i cili shërben si një mundësi e rëndësishme për promovimin e kulturës, shkëmbimin e përvojave dhe forcimin e kontakteve ndërmjet përfaqësuesve të diplomacisë, ekonomisë dhe shoqërisë./helveticALforum.ch

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

CIKËL POETIK NGA GIULIANA DONZELLO

0
Giuliana Donzello ka lindur në Venecia ku përfundoi studimet universitare në Letërsi dhe më pas u specializua në Universitetin e Firences. Që në fillimet...