BallinaAtdheuPërkujtohet trevjetori i rënies në detyrë të Heroit Afrim Bunjaku

Përkujtohet trevjetori i rënies në detyrë të Heroit Afrim Bunjaku

-

Prishtinë – Në Kosovë po zhvillohen sot një sërë aktivitetesh për shënimin e trevjetorit të rënies në krye të detyrës të Heroit të Kosovës, Afrim Bunjaku, i cili u vra gjatë sulmit të armatosur në Banjskë të Zveçanit, në shtator të vitit 2023. Me këtë rast, ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, si dhe zyrtarë të tjerë institucionalë kanë vizituar familjen Bunjaku në fshatin Samadrexhë të Vushtrrisë. Gjatë vizitës, përfaqësuesit institucionalë kanë shprehur nderimin dhe respektin për familjen e Afrim Bunjakut dhe sakrificën e tij në krye të detyrës. Pas vizitës, ata kanë bërë homazhe dhe kanë vendosur lule pranë varrit të Heroit të Kosovës.

Vendoset gurthemeli i obeliskut në Banjskë

Në kuadër të aktiviteteve përkujtimore, në orën 12:00 në fshatin Banjskë të Zveçanit do të vendoset gurthemeli i obeliskut kushtuar Afrim Bunjakut. Obelisku synon të shërbejë si një shenjë e përhershme përkujtimi për pjesëtarin e Policisë së Kosovës, i cili humbi jetën në krye të detyrës gjatë përballjes me grupin e armatosur më 24 shtator 2023. Aktivitetet përkujtimore do të përmbyllen në mbrëmje me Akademinë Përkujtimore, e cila do të mbahet në orën 20:00 në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë në Prishtinë. Tre vjet pas ngjarjes së Banjskës, institucionet e Kosovës dhe familja e Afrim Bunjakut e përkujtojnë atë si pjesëtar të Policisë së Kosovës që ra në krye të detyrës, duke e kthyer këtë ditë në një moment nderimi për sakrificën e tij dhe për të gjithë pjesëtarët e institucioneve të sigurisë që shërbejnë në mbrojtje të vendit, transmeton rtk.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

SHBA rithekson thirrjen për përgjegjësi për sulmin në Banjskë

0
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka përkujtuar pjesëtarin e Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, i cili u vra në krye të detyrës gjatë sulmit në Banjskë në shtator të vitit...