Kosova dhe Irlanda sot me konferenca e stërvitje në “Fadil Vokrri”. Një ditë para përballjes mes Kombëtares së Kosovës dhe asaj të Irlandës, të dyja skuadrat do t’i zhvillojnë aktivitetet e tyre zyrtare në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Programi do të nisë me konferencën për media të Kombëtares së Irlandës, e cila është paraparë të mbahet në ora 10:15.
Në ora 11:00, Irlanda do ta zhvillojë stërvitjen zyrtare në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Pasdite është radha e Kombëtares së Kosovës. Konferenca për media e përfaqësueses kosovare do të mbahet në ora 16:20, ndërsa në ora 17:00 do të zhvillohet stërvitja zyrtare.
Kombëtarja e Kosovës dhe ajo e Irlandës do të përballen të enjten, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Ndeshja do të zhvillohet me fillim nga ora 20:45./BS










