BallinaSportiLe Bris jep detaje të reja për Granit Xhakën pas lëndimit

Le Bris jep detaje të reja për Granit Xhakën pas lëndimit

-

Kapiteni Granit Xhaka pati një ditë të pafat, pasi u lëndua që në minutat e para të ndeshjes së Sunderlandit kundër Chelseat. Lëndimi i mesfushorit shqiptar ka ngritur shqetësime edhe te Kombëtarja e Zvicrës, e cila e pret në ndeshjet e muajit nëntor.

Sipas faqes zyrtare të klubit, trajneri i Sunderlandit, Régis Le Bris, ka dhënë detaje të reja rreth gjendjes së kapitenit Granit Xhaka, i cili u detyrua të largohej nga fusha që në minutën e katërt të takimit kundër Chelseat.

Sunderlandi triumfoi me rezultat 1:0 ndaj skuadrës së drejtuar nga Xabi Alonso, në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Stadium of Light”, falë golit të Enzo Le Fées.

Një lëndim në pulpë? 

Pas përfundimit të ndeshjes, trajneri Régis Le Bris foli për gjendjen e futbollistit dhe bëri të ditur se dyshohet për një lëndim në pulpën e këmbës.

“Duket si një lëndim në pulpë, por ende nuk e dimë shkallën e tij. Ai e ndjeu dhimbjen gjatë sprintit të fundit në nxehje”, deklaroi Le Bris.Sunderlandi tashmë ka në dispozicion gati dy javë pushim për shkak të angazhimeve të kombëtareve, ndërsa ndeshjen e radhës në Premier League do ta zhvillojë më 21 nëntor, në udhëtim ndaj Aston Villas.

Lëndimi vjen në një moment të pafavorshëm për Xhakën 

Ndërkohë, sipas mediumit zviceran “Blick”, shenjat e para të lëndimit u vërejtën që në minutën e parë, kur kapiteni i Sunderlandit nisi të çalonte në mesfushë. Xhaka tentoi të vazhdonte lojën, me shpresën se dhimbja do të largohej, por pas saktësisht 124 sekondash u detyrua të largohej nga fusha.

Lëndimi vjen në një moment të pafavorshëm për Xhakën, i cili, pas mungesës në ndeshjet e tetorit për shkak të çështjes së certifikatës së falsifikuar të vaksinimit kundër COVID-19, ishte rikthyer në listën e përzgjedhësit Murat Yakin për ndeshjet e ardhshme të Kombëtares së Zvicrës.

Tani mbetet e paqartë nëse kapiteni do të mund t’i bashkohet të hënën grumbullimit të përfaqësueses zvicerane.

Gjithçka do të varet nga shkalla e lëndimit dhe rezultatet e ekzaminimeve mjekësore./K.Goca/BS

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

EKSKLUZIVE / Ismail Qemali mes hafijeve dhe gjeopolitikës: Botohet për herë...

0
Nga Evarist Beqiri Sot, më 8 Nëntor, botohet për herë të parë për publikun shqiptar një nga dëshmitë më tronditëse të luftës psikologjike dhe gjeopolitike...