BallinaSportiManchester City mposht Sunderlandin 5-3 në një ndeshje spektakolare

Manchester City mposht Sunderlandin 5-3 në një ndeshje spektakolare

-

MANCHESTER – Manchester City ka shënuar fitoren e pestë radhazi në Premier League, pasi në “Etihad Stadium” mposhti Sunderlandin me rezultat 5-3, në një ndeshje të jashtëzakonshme me shumë gola dhe kthesa. City e nisi më mirë takimin dhe kaloi në epërsi në minutën e 9-të. Enzo Fernández shënoi për 1-0. Sunderland reagoi shpejt. Vetëm tri minuta më vonë, Brian Brobbey barazoi rezultatin në 1-1. Manchester City riktheu epërsinë në minutën e 29-të, kur Rayan Cherki shënoi për 2-1. Por Sunderland nuk u dorëzua dhe përsëri ishte Brobbey ai që realizoi, duke barazuar në 2-2 në minutën e 33-të. Pak para përfundimit të pjesës së parë, Antoine Semenyo shënoi për 3-2 dhe City shkoi në pushim me epërsi. Në pjesën e dytë, Manchester City vazhdoi të sulmonte. Semenyo shënoi edhe një herë, në minutën e 57-të, duke e çuar rezultatin në 4-2. Por Sunderland reagoi menjëherë. Brobbey kompletoi het-trikun në minutën e 59-të dhe ngushtoi epërsinë e vendasve në 4-3. Në minutat e fundit, Manchester City kërkoi ta mbyllte ndeshjen dhe këtë e bëri në minutën e 81-të. Erling Haaland shënoi për 5-3 dhe vulosi fitoren e skuadrës së Pep Guardiolës.

Në anën tjetër, kapiteni Granit Xhaka dhe bashkëlojtarët e tij luftuan deri në fund, por Sunderland u largua nga “Etihad” pa pikë, pavarësisht paraqitjes së mirë dhe het-trikut të Brobbeyt.

Me këtë fitore, Manchester City vazhdon startin perfekt në kampionat, me pesë fitore në pesë ndeshje. Sunderland, ndërkohë, mbetet me katër pikë pas pesë javësh. Ndeshja në “Etihad” dhuroi një spektakël të vërtetë futbollistik, me tetë gola, shumë emocione dhe një luftë të fortë deri në minutat e fundit./K.Goca/BS

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Rama dhe Kurti në Shtetet e Bashkuara, nuk pritet takim mes...

0
NJU-JORK – Prania e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në Shtetet e Bashkuara gjatë kësaj periudhe ka tërhequr vëmendjen...