BallinaEKSKLUZIVEKapiteni i Policisë së Kosovës, Visar Shala, diplomohet në Akademinë Kombëtare të...

Kapiteni i Policisë së Kosovës, Visar Shala, diplomohet në Akademinë Kombëtare të FBI-së

-

Washington/Prishtinë – Kapiteni i Policisë së Kosovës, Visar Shala, ka përfunduar me sukses Sesionin e 299-të të Akademisë Kombëtare të FBI-së (FBI National Academy), në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ceremonia e diplomimit u zhvillua në Quantico të Virxhinias, në prani të zyrtarëve të institucioneve të zbatimit të ligjit nga Shtetet e Bashkuara dhe vende të ndryshme të botës.

Sipas njoftimit të Ambasadës së Republikës së Kosovës në SHBA, në Sesionin e 299-të të Akademisë Kombëtare të FBI-së morën pjesë gjithsej 265 zyrtarë të zbatimit të ligjit nga Shtetet e Bashkuara, si dhe përfaqësues nga 29 vende të tjera.

Pjesëmarrja e kapitenit Visar Shala në këtë program ndërkombëtar të trajnimit përfaqëson një hap të rëndësishëm në zhvillimin profesional të kuadrove të Policisë së Kosovës, si dhe në forcimin e bashkëpunimit me institucionet ndërkombëtare të zbatimit të ligjit.

“Diplomimi i kapitenit Shala përbën një arritje të rëndësishme profesionale dhe dëshmon angazhimin e Policisë së Kosovës për zhvillimin e kuadrove të saj dhe forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e zbatimit të ligjit”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së Kosovës në SHBA.

Akademia Kombëtare e FBI-së në Quantico mbledh zyrtarë të lartë të zbatimit të ligjit nga SHBA-ja dhe vende të ndryshme të botës, duke ofruar programe të avancuara profesionale dhe mundësi për shkëmbim të përvojave ndërmjet institucioneve të sigurisë.

Përfundimi me sukses i këtij programi nga kapiteni Shala shënon një tjetër përvojë ndërkombëtare për Policinë e Kosovës dhe kontribuon në thellimin e lidhjeve profesionale me partnerët ndërkombëtarë në fushën e sigurisë dhe zbatimit të ligjit./BS

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Filmi i mallkuar i Kadaresë: vetoja italiane që ndaloi xhirimet në...

0
Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur, i bazuar në romanin e Ismail Kadaresë dhe me një kast të jashtëzakonshëm aktorësh, duhej të xhirohej në Shqipëri...