
Nga Baeqir SINA, New York
Times Square, zemra e Nju Jorkut, u kthye mbrëmë në skenë të një demonstrimi që askush nuk e kishte parë më parë në këtë formë.
Dhjetëra mijëra nju jorkezë, turistë amerikanë dhe të huaj ndaluan hapat për pak minuta – kur ne shesh u shfaqen flamujt kuqezi dhe dëgjuan fuqishëm thirrjet “UÇK, UÇK” të cilat u përhapën nën dritat e famshme të billboards të sheshit .
Pas aktgjykimit të 16 shtatorit në Hagë, ku Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi u dënuan me 81 vjet burgim gjithsej, diaspora shqiptare u mblodh spontanisht si një trup i vetëm në Times Square.
Për herë të parë, portretet e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare u shfaqën edhe në ekranet gjigante reklamuese të Times Square, javën e kaluar ku protagonist ishte luftëtari i UÇK-së Shpend Gjocaj.
Ndërsa më 16 shtator pjesa më e paparë e tubimit ishte performanca me makina luksoze kuqezi në mes të sheshit Times Square. Dy vetura të shtrenjta, të lyera në ngjyrat kombëtare kuq e zi , u ndalën në zemër të sheshit. Në kapakët e përparmë të tyre ishin stampuar posterat e mëdhenj me fjalët: “Heronjë në luftë – Heronjë në paqe” dhe “Liria ka Emër”.
Dritat e Times Square-it i bënë slogane t’i dukeshin si reklama gjigante të sheshit që për një moment ndali frymën kuq e zi.
Turistët dhe njujorkezët ngrinin telefonat, filmonin e fotografonin ndërsa ndalonin për të lexuar mesazhin duke pyetur për rreth shqiptarët.
Kjo formë e re, e qetë dhe e fuqishme, e ktheu protestën “Jo në emrin tim” në Times Square në një spektakël që nuk do të harrohet.
Pjesëmarrësit theksuan se nuk i harrojnë sakrificat e luftës së Kosovës. “Të gjithë bashkë, për një qëllim “— “Liri për Çlirimtarët!”/BS










