BallinaAtdheuKurti pret Hamzën pas vendimit të Hagës

Kurti pret Hamzën pas vendimit të Hagës

-

Një ditë pas shpalljes së aktgjykimit të shkallës së parë në Hagë ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në një takim kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza.

Sipas njoftimit të Qeverisë së Kosovës, Kurti dhe Hamza kanë ndarë mendimet dhe përshtypjet e tyre për vendimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, ndërsa kanë diskutuar për rrugët dhe mënyrat që duhet të ndiqen për korrigjimin e vendimit në shkallën e apelit.

Kurti e ka vlerësuar aktgjykimin si të padrejtë, të rëndë dhe me pasoja të gjera, duke theksuar se ai duhet të ndryshohet pozitivisht në shkallën e apelit.

Gjatë takimit, kryeministri Kurti dhe kryetari Hamza janë zotuar për komunikim të rregullt dhe të drejtpërdrejtë për çështjet me interes publik, shtetëror dhe kombëtar.

Në njoftim, Kurti ka theksuar gjithashtu se rezistenca e popullit të Kosovës dhe lufta çlirimtare ishin të drejta dhe të domosdoshme në rrugën drejt lirisë dhe pavarësisë.

Sipas tij, Ushtria Çlirimtare e Kosovës ishte përgjigje organizative e shqiptarëve ndaj një regjimi shtetëror shtypës, si ai i Jugosllavisë së Serbisë së Millosheviqit, për të cilin, siç theksohet në deklaratë, janë dokumentuar krime nga represioni sistematik dhe aparteidi, deri te mohimi i të drejtave themelore njerëzore e qytetare, spastrimi etnik dhe gjenocidi, transmeton euronewsal.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

RTSH hap një kapitull të ri: Paketë e re grafike, programe...

0
Radio Televizioni Shqiptar prezantoi këtë të mërkurë, në një event të mbajtur në hollin “Gjon Simoni”, identitetin e ri vizual, projektet e reja në...