Në ditën e 105-të të protestës, qytetarëve në Tiranë i janë bashkuar edhe emigrantët. Aktivisti Bledar Meti, i cili jeton në Britaninë e Madhe, ka mbajtur një fjalim, në të cilin ka theksuar disa nga kërkesat që protestuesit kanë.
Sipas tij, kërkesa kryesore mbeten dorëheqja e qeverisë, krijimi i qeverisë tranzitore dhe kalimi në sistem zgjedhor me lista të hapura. Sipas tij, qeveria tranzitore duhet të bëjë depolitizimin e administratës publike.
Më tej, Meti ka paralajmëruar se nga sot do të nisë përshkallëzimi i protestës, duke thënë se nuk do ketë më marshim por vetëm qëndrim në shesh.
“Ju jeni shpresa, ato që inspiruat këtë protestë dhe keni prekur zemrat e çdo shqiptari në diasporë. Më 22 qershor, ne e kthyem këtë protestë në kërkesa politike. Një dorëheqje e autoritarit dhe të qeverisë së tij të korruptuar. Së dyti, krijimi i një qeveritare tranzitore, një qeveri e shqiptarëve. Kjo qeveri tranzitore duhet të mandatohet që t’i japë fund tranzicionit, duke hyrë në zgjedhje me lista të hapura dhe duke i dhënë fund sistemit ku partizanët e partiakëve numërojnë votat. Votat të numërohen me sistem rigoroz dhe elektronik që nuk bën deformimin e demokracisë. Kjo qeveri tranzitore duhet të bëjë depolitizimin e administratës pas 36 vitesh dhe t’i hapim fund patronazhismit. Sonte ne nisim përshkallëzimin. Nuk do të ketë marshim, por qëndrim në këtë shesh. Anti shqiptari Edi Rama, ato 4 orë që do t’i kishim luks të shkonim te nënat tona, na i konsumoi në kufi se kishte dhënë urdhër të mos hyjmë në shesh. Iu themi familjarëve hajdeni në shesh. Rezistencë. Ta shporrim nga zyra autoritarin Edi Rama”, shtoi ai, transmeton shekulli.










