BallinaSportiMinistria e Sportit ndan mbi 625 mijë euro për 150 sportistë dhe...

Ministria e Sportit ndan mbi 625 mijë euro për 150 sportistë dhe trajnerë

-

Në kuadër të angazhimit të vazhdueshëm për fuqizimin e sportit dhe mbështetjen e drejtpërdrejtë të atyre që kontribuojnë në sukseset e Kosovës, Ministria e Sportit dhe Rinisë po vazhdon mbështetjen për sportistët dhe trajnerët e kategorizuar.

“Në këtë kuadër, për 150 përfitues janë ndarë gjithsej 625,325.00 euro:
96 sportistë – 448,150.00 euro
54 trajnerë – 177,175.00 euro

Kjo mbështetje është shprehje e vlerësimit për punën, disiplinën dhe rezultatet e sportistëve dhe trajnerëve tanë, të cilët me përkushtimin e tyre përfaqësojnë Kosovën në arenën vendore dhe ndërkombëtare.

Çdo rezultat nis me përkushtim, ndërsa çdo sukses ndërtohet me punë të palodhshme. Urojmë që kjo mbështetje t’ju japë edhe më shumë motivim e kurajë për të vazhduar të punoni, të tejkaloni kufijtë tuaj dhe të synoni rezultate edhe më të mëdha në garat që ju presin.

Sukseset e sportistëve tanë janë krenari për Kosovën. Ne do të vazhdojmë të jemi pranë tyre në çdo hap të këtij rrugëtimi”, thuhet nga MSR./BS

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Reali e nis me tre pikë, Interi “fiket” nga dy gafa,...

0
Champions League ka nisur me spektakël dhe gola në mbrëmjen e parë të fazës së ligës. Vëmendjen kryesore e mori supersfida në “Santiago Bernabéu”,...