BallinaDiasporaAmbasadori Ilir Kapiti merr pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasada e...

Ambasadori Ilir Kapiti merr pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasada e Turqisë në Londër

-

Londër – Ambasadori i Republikës së Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar, Ilir Kapiti, siç mëson helveticALforum.ch, mori pjesë dje në pritjen zyrtare të organizuar nga Ambasada e Republikës së Turqisë në Londër, me rastin e shënimit të 104-vjetorit të Ditës së Fitores së Turqisë.

Në këtë aktivitet morën pjesë përfaqësues të komunitetit diplomatik, personalitete politike dhe të ftuar të tjerë, të cilët u mblodhën për të shënuar këtë përvjetor të rëndësishëm.

Gjatë pritjes, Ambasadori Kapiti zhvilloi një takim me Ambasadorin e Republikës së Turqisë në Mbretërinë e Bashkuar, Shkëlqesinë e Tij Osman Koray Ertaş, si dhe me Atasheun e Mbrojtjes, Kapitenin e Rangut të Parë Özgür Dündar.

Gjatë takimit u shkëmbyen përshëndetje dhe urime të përzemërta, duke theksuar frymën e respektit, miqësisë dhe mirëkuptimit të ndërsjellë që karakterizon marrëdhëniet ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Turqisë.

Pjesëmarrja në këtë aktivitet ishte një tjetër mundësi për të forcuar kontaktet dhe bashkëpunimin ndërmjet përfaqësuesve të dy vendeve, si dhe për të përcjellë urimet me rastin e kësaj dite të rëndësishme për Republikën e Turqisë. / HelveticALforum.ch

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

KOSOVA KA SHUMË PERSONALITETE PËR PRESIDENT, POR NJËRI ËSHTË I PAPËRSËRITSHËM:...

0
Një diplomat karriere. Një atdhetar i dëshmuar. Një emër që nuk ka nevojë të ndërtohet me fjalë, sepse është ndërtuar me vite pune, përvoje...