BallinaDiasporaBrenda vetëm pesë minutash, Höri në kantonin e Cyrihut mori një pamje...

Brenda vetëm pesë minutash, Höri në kantonin e Cyrihut mori një pamje krejt tjetër

-

Screenshot

Nga Besnik Hebibi

Ajo që ndodhi ishte e jashtëzakonshme. Brenda pak minutash, një stuhi e fuqishme breshëri goditi zonën dhe la pas vetes dëme të mëdha materiale. Pamjet janë tronditëse: ndërtesa të dëmtuara, çati të goditura, dritare të thyera dhe automjete të mbuluara me dëmtime. Pamja është e tillë që, në shikim të parë, të krijon përshtypjen sikur mbi këtë vend të kishte kaluar një luftë. Ajo që pak minuta më parë ishte një ditë e zakonshme, papritur u shndërrua në një skenë dëmesh të shumta. Natyra tregoi edhe një herë se sa e fuqishme dhe e paparashikueshme mund të jetë. Brenda pesë minutash mund të ndryshojë gjithçka dhe të shkaktojë dëme që do të kërkojnë kohë dhe shumë punë për t’u riparuar. Megjithatë, në mes të gjithë kësaj është një lajm që ka shumë më tepër rëndësi se çdo dëm material: nuk ka dëme në njerëz. Pasuritë mund të riparohen, makinat mund të zëvendësohen, çatitë dhe dritaret mund të rregullohen. Por jeta dhe shëndeti i njeriut nuk kanë çmim.

Sot, Höri përballet me pasojat e një stuhie të pazakontë, ndërsa banorët do të duhet të përballen me dëmet dhe pastrimin. Por mbi të gjitha mbetet mirënjohja që, pavarësisht fuqisë së kësaj stuhie dhe dëmeve të mëdha materiale, njeriu shpëtoi pa pasoja. Pesë minuta mjaftuan që gjithçka të dukej ndryshe. Por falë Zotit, më e rëndësishmja mbeti e paprekur: jeta e njerëzve.

Foto Adi Hebibi

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Profesionistët shqiptarë drejt BE-së – Projektligji i ri synon njohjen e...

0
Profesionistët shqiptarë mund të kenë një rrugë më të qartë drejt ushtrimit të profesionit në vendet e Bashkimit Evropian. Ministria e Arsimit ka hedhur...