BallinaDiasporaShqiptarët, pa viza në Marok/ Hyn në fuqi marrëveshja

Shqiptarët, pa viza në Marok/ Hyn në fuqi marrëveshja

Maroku heq vizat me Shqipërinë. Nga data 15 gusht, shqiptarët mund të shkojnë pa viza në Marok, mjafton vetëm me një pasaportë , njësoj si në vendet e zonës Shengen.

Për periudha afatshkurtëra, shqiptarët mund të qëndrojnë deri në 90 ditë në Marok, shteti në veriperëndim të Afrikës.

Ky rregull zbatohet për të gjitha udhëtimet që klasifikohen si Turizëm dhe pushime, Vizitat zyrtare ose ato të biznesit, Vizitat familjare apo kulturore. Marrëveshja u arrit më 1 mars 2025, në kohën kur ministri i jashtëm i asojkohe i Shqipërisë, Igli Hasani zhvilloi një vizitë zyrtare në Marok dhe nënshkroi deklaratën e përbashket me homologun maroken Naser Burita, ndër të cilat përfshihej edhe heqja e vizave për shqiptarët për të udhëtuar drejt Marokut.

Deklarata e përbashkët përfshiu edhe angazhime të tjera të nisjes së bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Marokut në ekonomi, energjin e rinovueshme, turizëm, kulturë dhe siguri ushqimore, transmeton abcnews.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Shqipëria, destinacioni i ri i preferuar i britanikëve, rezervimet rriten 293%

0
Shqipëria po fiton me shpejtësi vëmendjen e turistëve britanikë, duke u kthyer në një alternativë gjithnjë e më të preferuar ndaj destinacioneve tradicionale dhe...