BallinaSportiModriç mund të vazhdojë me Kroacinë, takim me trajnerin Bilic

Modriç mund të vazhdojë me Kroacinë, takim me trajnerin Bilic

Trajneri Bilic, i rikthyer në krye të kombëtares, ka takuar ish-“Topin e Artë” për ta bindur të luajë në Nations League.

Edhe pak ndeshje “shahu” Luka… Slaven Bilic prej një muaji ka marrë drejtimin e Kroacisë, trajneri i së cilës ka qenë nga 2006-a deri në 2012-ën. Ai menjëherë ka thënë: “Një nga gjërat e para që do të bëj është të flas me Modric, do të më pëlqente të vazhdojë me kombëtaren”.

Ditët e fundit ai ka kaluar nga fjalët te faktet. Ka pasur një takim, ku Bilic i ka kërkuar Lukës të luajë përsëri me fanellën me kuadrate. Mesfushori veteran duhet të marrë një vendim këto ditë, duke marrë në konsideratë faktin që nuk e ka zyrtarizuar asnjëherë zgjedhjen për ta mbyllur me Kroacinë, që e bëri të ditur ditët e Botërorit. Për Milanin do të peshonte rikthimi i lojtarit me Kroacinë, pasi Modric mbush 41 vjeç në fillim të shtatorit. Raporti mes Modric dhe Bilic është i veçantë. Bilic debutoi si trajner i Kroacisë më 16 gusht 2006 kundër Italisë dhe atë ditë Luka shënoi golin e parë në karrierë me kombëtaren. Më pas bënë të dy të njëjtën rrugë për 6 vjet. Tani mund të ribashkohen, transmeton gtema.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Komandanti i KFOR-it takohet me shefen e Zyrës së BE-së në...

0
Prishtinë – Komandanti i misionit të Forcës së Kosovës (KFOR), të udhëhequr nga NATO, gjeneralmajor Özkan Ulutaş, ka pritur në selinë e KFOR-it në...