BallinaEKSKLUZIVEShqipëria, destinacioni i ri i preferuar i britanikëve, rezervimet rriten 293%

Shqipëria, destinacioni i ri i preferuar i britanikëve, rezervimet rriten 293%

Shqipëria po fiton me shpejtësi vëmendjen e turistëve britanikë, duke u kthyer në një alternativë gjithnjë e më të preferuar ndaj destinacioneve tradicionale dhe më të shtrenjta të Mesdheut.

Sipas medias britanike Wales Online, rezervimet për pushime në Shqipëri janë rritur me 293% krahasuar me një vit më parë, duke e renditur vendin ndër destinacionet me rritjen më të shpejtë të kërkesës.

Nicholas Smith, drejtor i paketave dinamike në Thomas Cook, shprehet se Shqipëria ka qenë prej vitesh një nga sekretet më të ruajtura të industrisë së udhëtimeve, por shifrat e fundit tregojnë se kjo po ndryshon me shpejtësi. Sipas tij, turistët po zbulojnë se mund të shijojnë një pushim të plotë mesdhetar, me plazhe, histori, ushqim dhe klimë të ngrohtë, duke paguar më pak se në destinacionet tradicionale.

Në artikull veçohet Riviera Shqiptare përgjatë detit Jon, e cila cilësohet si një alternativë ndaj Greqisë dhe Italisë. Malet përgjatë bregdetit dhe klima mesdhetare janë ndër karakteristikat që po tërheqin turistët, ndërsa jashtë sezonit vendi mund të ofrojë edhe më pak mbipopullim.

Një vëmendje e veçantë i kushtohet Ksamilit, i përshkruar si “Maldivet e Evropës”. Plazhet me rërë të bardhë, ujërat e kristalta të Jonit dhe ishujt e vegjël pranë bregut janë ndër atraksionet kryesore të zonës.

Artikulli përmend edhe jetën turistike të Ksamilit, me beach club-e, shezlongë dhe ambiente buzë detit, ndërsa afërsia me Lagunën e Butrintit shton edhe një tjetër element në ofertën turistike të zonës.

Për turistët, oferta nuk kufizohet vetëm te plazhi. Në tavernat buzë detit mund të gjenden produkte të freskëta të detit, përfshirë peshk, oktapod dhe midhje të zonës së Butrintit.

Përtej bregdetit, Wales Online veçon edhe Tiranën dhe qytetet historike të mbrojtura nga UNESCO. Kombinimi i natyrës, historisë, gastronomisë dhe kostove më të ulëta po e ndihmon Shqipërinë të ndërtojë reputacionin si një prej destinacioneve më ekonomike për pushime në Evropë, transmeton rtsh.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Shqiptarët, pa viza në Marok/ Hyn në fuqi marrëveshja

0
Maroku heq vizat me Shqipërinë. Nga data 15 gusht, shqiptarët mund të shkojnë pa viza në Marok, mjafton vetëm me një pasaportë , njësoj...