BallinaDiasporaStatusi i Mbrojtjes së Përkohshme (TPS) hiqet për mbi 1 milion njerëz...

Statusi i Mbrojtjes së Përkohshme (TPS) hiqet për mbi 1 milion njerëz – Shqipëria dhe Kosova jashtë listës

Nga Beqir SINA

Administrata Trump ka hequr Statusin e Mbrojtjes së Përkohshme (Temporary Protected Status – TPS) për më shumë se 1 milion njerëz nga 13 vende.

Sipas raportimit të CBS News, këta individë kanë humbur mbrojtjen ligjore nga dëbimi, lejen e punës dhe statusin e ligjshëm në Shtetet e Bashkuara.

Vendimet përfshijnë shtetasit e Afganistanit, Kamerunit, Birmës (Mianmar), Etiopisë, Haitit, Hondurasit, Nepalit, Nikaraguas, Somalisë, Sudanit të Jugut, Sirisë, Venezuelës dhe Jemenit.

Hapat e fundit erdhën pas ngritjes së bllokimit gjyqësor për Etiopinë më 18 gusht 2026, duke bërë që të gjitha ndërprerjet e shpallura të hyjnë në fuqi.

TPS është një program humanitar që u jep mbrojtje të përkohshme shtetasve të vendeve që përballen me konflikte të armatosura, katastrofa natyrore ose kushte të jashtëzakonshme. Ai u lejon të qëndrojnë dhe të punojnë ligjërisht në SHBA.

Administrata amerikane argumenton se programi është abuzuar dhe është zgjatur përtej qëllimit të tij të përkohshëm, duke pretendar se kushtet në shumicën e këtyre vendeve tani lejojnë kthimin.

Gjykata e Lartë e SHBA më herët këtë verë lejoi ndërprerjen e mbrojtjeve për Haitin dhe Sirinë, vendim ky që hapi rrugën për vendimet e tjera.

Departamenti i Sigurisë Kombëtare (DHS) u ka këshilluar të prekurve që të largohen vullnetarisht, duke paralajmëruar arrestime dhe dëbime të detyruara.

Shqipëria dhe Kosova nuk preken

As Shqipëria dhe as Kosova nuk janë pjesë e listës së TPS-së dhe nuk preken nga këto ndryshime.

Shqipëria nuk ka pasur kurrë një përcaktim TPS. Kosova (atëherë e konsideruar provincë e Serbisë) pati TPS vetëm gjatë Luftës së Kosovës, nga qershori 1998 deri më 8 dhjetor 2000.

Ajo mbrojtje për Kosovën skadoi më shumë se 25 vjet më parë dhe nuk është rinovuar.

Aktualisht mbeten në fuqi programet e TPS vetëm për El Salvadorin (rreth 170 mijë persona, që skadon më 9 shtator 2026), Libanin, Sudanin dhe Ukrainën.

Asnjë shtet i Ballkanit Perëndimor nuk figuron në listën e vendeve të mbrojtura. Venezuelasit dhe haitianët përbëjnë pjesën më të madhe të të prekurve, ndërsa shumica e mbajtësve të TPS nuk kanë rekorde serioze penale dhe disa kanë familjarë me shtetësi amerikane.

Shtetasit shqiptarë të Kosovës dhe Shqipërisë që jetojnë në SHBA duhet të mbështeten në forma të tjera të statusit ligjor si viza, karta e gjelbër(green cards), azil ose programe të tjera imigracioni.

Kjo ngase TPS nuk u ofron mbrojtje të veçantë.

Kjo ndarje e qartë tregon se vendimet e fundit prekin kryesisht vende me konflikte të vazhdueshme ose katastrofa të mëdha. Shqipëria, si aleate e NATO-s, dhe Kosova, e njohur nga SHBA, kanë marrëdhënie të qëndrueshme me Uashingtonin dhe nuk klasifikohen në kategorinë e vendeve që kërkojnë mbrojtje të përkohshme.

Kjo është një nga ndryshimet më të gjera të politikës së imigracionit në vitet e fundit, por për shqiptarët e Shqipërisë dhe Kosovës situata mbetet e pandryshuar

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Shqipëria, destinacioni i ri i preferuar i britanikëve, rezervimet rriten 293%

0
Shqipëria po fiton me shpejtësi vëmendjen e turistëve britanikë, duke u kthyer në një alternativë gjithnjë e më të preferuar ndaj destinacioneve tradicionale dhe...