Të dashur nxënës të mësimit plotësues të LAPSH në Cyrih. Me fillimin e vitit të ri shkollor 2026/2027, ju uroj shumë suksese në rrugën e dijes! Mësimi i gjuhës shqipe, historisë dhe kulturës sonë është ura që ju lidh me rrënjët, kudo që ndodheni.
Suksese të mëdha juve, mësuesve dhe prindërve!
Mos e harroni kurrë gjuhën dhe kulturën tonë. Ajo është pasuria juaj më e madhe. Përveç shkollës këtu në Zvicër, ju keni edhe shkollën e gjuhës shqipe. Është krenaria jonë që ju mësoni shqip, këndoni këngë shqip dhe e mbani gjallë traditën.
Me respekt,
Naser Ulaj, kryetar i LAPSH për kantonin Cyrih









