POSTIMET E FUNDIT

Anglia në festë

Anglia ka siguruar një vend në të tetën e finales së Kampionatit Botëror, pasi përmbysi Republikën Demokratike të Kongos me rezultat 2:1 në një përballje dramatike, ku trim i ndeshjes ishte Harry Kane. nglia do të ballafaqohet me Meksikën më 6 korrik (02.00).

Afrikanët e nisën ndeshjen mirë dhe kaluan në epërsi që në minutën e shtatë. Cipenga përfitoi nga një top i mbetur në zonë dhe me një goditje të saktë mposhti portierin anglez, duke ndezur festën e Kongos.

Anglia reagoi menjëherë dhe krijoi disa raste të mira.

Në minutën e 35-të, Marcus Rashford ishte shumë pranë barazimit, por përpjekja e tij u largua heroikisht mbi vijën fatale nga Wan-Bissaka. Pak para pushimit, Wissa ishte pranë golit të dytë për Kongon, por shtylla u bë aleate e anglezëve.

Anglia – RD Kongo 2:1

Stadiumi “Mercedes-Benz”, Atlanta.
Shikues: 70.000.
Gjyqtar: A. Makhadmeh (Jordania).
Shënues: Kane (75′ e 86′) – Openga (7’).
Kartona të verdhë: Bellingham – Sadiki.
Anglia: Pickford, Spence (Eze 70′), Konsa, Guehi, O’Reilly, Anderson, Bellingham, Rice (Stones 90+1′), Madueke (Saka 61′), Rashford  (Gordon 61′),  Kane. 
RD Kongo: Mpasi, Wan-Bissaka, Mbemba, Tuanzebe, Masuaku (Kayembe 89′), Moutoussam (Mayele 89’\), Mukau (Kayembe 76′), Sadiki, Mbuku (Elia 64′), Cipenga (Bongonda 76′) dhe Wissa.

Në pjesën e dytë presioni i “Tre Luanëve” u shtua. Rashford humbi një tjetër mundësi të artë, ndërsa Jude Bellingham u ndal me shumë vështirësi nga portieri kundërshtar.

Këmbëngulja angleze u shpërblye në minutën e 75-të. Gordon dërgoi një harkim perfekt nga krahu, ndërsa Kane u shkëput nga mbrojtësit dhe me kokë dërgoi topin në rrjetë për 1:1. Kur dukej se ndeshja do të shkonte në vazhdime, Kane mori sërish përgjegjësinë. Në minutën e 86-të ai depërtoi në zonë, krijoi hapësirën e nevojshme dhe me një goditje të fuqishme nga rreth 14 metra realizoi në këndin e sipërm të majtë, duke vulosur fitoren 2:1. Republika Demokratike e Kongos eliminohet. /K.Goca/BS

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB