POSTIMET E FUNDIT

Ansambli “Vatra” pjesë e “Albani Fest 2026” në Winterthur

Përgatiti Dashnim HEBIBI

Winterthur, 28 qershor 2026- Në kuadër të manifestimit “Albani Fest 2026”, që organizohet çdo vit në qytetin e Winterthurit në Zvicër dhe mbledh pjesëmarrës nga komunitete të ndryshme, edhe këtë vit nuk mungoi prezantimi i kulturës shqiptare.

Për të tretin vit radhazi, pjesë e këtij manifestimi ishte edhe Ansambli “Vatra” nga Bylahi, i cili u paraqit me një program të pasur artistik, duke promovuar folklorin, vallet dhe traditat shqiptare para një publiku të larmishëm.

“Në festën ” Albani Fest” që mbahet çdo vit në qytetit të Winterthurit, përpos shumë pjesëmarrësve, natyrisht se mes tyre tash e tri vite merr pjese edhe Ansambli Vatra nga Bylahi, që vizituam bashkë me Nagip Memetin kryetar i Shoqates “Iliria” në St. Gallen, prej nga kryetari Lulzim Krasniqi dhe anëtari i kryesisë Zhuj Gashi, u njoftuam për mbarëvajtjen dhe organizimin e festave të tilla dhe qëllimi kryesor i saj është bashkimi i komuniteteit tonë pse jo edhe në festa të qyteteve ku do që organizohen ato! Roli dhe rëndësia e pjesëmarrjes së komunitetit tonë nëpër festa të tilla vetëm sa na shton vleren dhe prezencen tonë para kombeve tjera!, ka thënë ndër të tjera, z.Cakolli. Presidenti i SH.K.A. “Dardania”, z. Shefqet Cakolli, i cili prej vitesh e drejton shoqërinë me përkushtim dhe është një përkrahës i vazhdueshëm i aktiviteteve kulturore shqiptare. Ai sot ishte në mesin e Ansamblit Vatra dhe vlerëson dhe gëzohet për sukseset e të gjitha ansambleve dhe shoqërive shqiptare që veprojnë në diasporë, duke theksuar se misioni i përbashkët është ruajtja e gjuhës, kulturës, traditave dhe identitetit kombëtar për brezat që jetojnë jashtë atdheut. Pjesëmarrja e ansambleve shqiptare në manifestime ndërkulturore si “Albani Fest” është një mundësi e mirë për të prezantuar vlerat e trashëgimisë sonë kulturore dhe për të forcuar imazhin e komunitetit shqiptar në shoqëritë ku jeton dhe vepron.

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB