POSTIMET E FUNDIT

Kuvendi Zgjedhor i LSHSHS-së: Flurina Ametaj në krye të Lidhjes së Shoqatave Shqiptare në Slloveni

Lidhja e Shoqatave Shqiptare në Slloveni (LSHSHS) mbajti Kuvendin e saj Zgjedhor, duke zgjedhur kryesinë e re që do të udhëheqë në mandatin e ardhshëm.

Përveç ruajtjes dhe promovimit të gjuhës, kulturës dhe identitetit shqiptar, LSHSHS është duke dhënë një kontribut të çmuar në procesin e integrimit të komunitetit shqiptar në shoqërinë sllovene, duke ndërtuar ura bashkëpunimi edhe me institucionet e Republikës së Sllovenisë dhe duke promovuar dialogun ndërkulturor dhe vlerat e bashkëjetesës.

Kryetare e LSHSHS-së u zgjodh Flurina Ametaj, ndërsa Milazim Elshani dhe Faruk Bajraj do të ushtrojnë detyrën e nënkryetarëve. Alma Bejtullahu u zgjodh sekretare, ndërsa anëtarë të Kryesisë janë Dujeta Vezaj, Ganimet Shala, Besnik Ademi, Heset Ahmeti, Vera Haliti, Enite Bajraj dhe Liridona Binaj.

Me këtë rast, Ambasada e Republikës së Kosovës në Slloveni i uron znj. Flurina Ametaj suksese në detyrën e re, duke shprehur besimin se, së bashku me kryesinë e zgjedhur, do të vazhdojë të forcojë rolin e LSHSHS-se si një faktor i rëndësishëm në organizimin e komunitetit shqiptar dhe në avancimin e bashkëpunimit.

Gjithashtu, falendërojmë zn. Ganimet Shala, për përkushtimin dhe kontributin e saj në drejtimin e gjertanishëm të LSHSHS-së, njofton Ambasada e Kosovës në Slloveni, transmeton helveticALForum.ch.

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB