Mos harroni! Nesër mbrëma ( e shtune), më 20 qershor 2026, në Fully të Zvicrës organizohet një ngjarje e madhe shqiptare një koncert i jashtëzakonshëm në natyrë, ndër të rrallët që mbahen në hapësirë të hapur në Zvicër. Një mbrëmje e mbushur me muzikë, kulturë, traditë dhe solidaritet në mbështetje të Medvegjës. Për publikun do të performojnë Sinan Vllasaliu, Ryva Kajtazi dhe 2 Ton, ndërsa Shoqëria Kulturo-Artistike “Medvegja” do të sjellë bukurinë e valleve dhe traditave tona kombëtare.

Ngjarja mbahet në Rue du Stade 56, 1926 Fully, duke filluar nga ora 19:00.
Ky nuk është vetëm një koncert. Ky është një tubim i madh i shqiptarëve, një dëshmi e bashkimit, krenarisë dhe humanizmit tonë. Çdo pjesëmarrës jep kontribut për Medvegjën dhe bëhet pjesë e një misioni me vlerë kombëtare. Merrni familjen, miqtë dhe të afërmit dhe ejani të festojmë së bashku kulturën, traditën dhe shpirtin shqiptar.
Nesër, Fully bëhet kryeqyteti i shqiptarëve në Zvicër. Ju presim!, njofton SHH “Medvegja”, përcjell helveticALForum.ch.




