40 vite pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike, Shqipëria dhe Spanja gëzojnë sot një partneritet të ngushtë si aleate në NATO dhe bashkëpunëtore në procesin e integrimit evropian. Me rastin e 40-vjetorit të këtyre marrëdhënieve, ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, shprehu mirënjohjen ndaj Spanjës për mbështetjen e vazhdueshme që i ka dhënë Shqipërisë në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
“Sot si kurrë më parë, objektivi strategjik, për anëtarsimin në BE duket më në fund në horizont. Ne e shohim këtë rrugëtim jo vetëm si një sukses kombëtar por dhe si një dëshmi të fuqisë transformuese të vizionit evropian”, u shpreh ministri.
Ndërsa ambasadori spanjoll konfirmoi mbështetjen e Shqipërisë në rrugën e saj drejtë BE-s.
Ky përvjetor vjen në një moment kur marrëdhëniet tona janë më të fuqishme se kurdo. Është shumë e rëndësishme që të kemi një proces ratifikimi për aksesin e Shqipërisë në BE. Spanja ka qen dhe do të jetë një mbështetëse shumë e madhe e Shqipërisë në rrugëtimin e saj drejtë Bashkimit Europian.
Kur marrëdhëniet diplomatike u rivendosën në vitin 1986, Shqipëria ishte ende e izoluar pas Perdes së Hekurt, teksa Spanja po konsolidonte tranzicionin e saj të jashtëzakonshëm demokratik dhe të ardhmen evropiane, transmeton rtsh.




