3.3 C
Zurich
Monday, February 16, 2026
spot_img
spot_img

Njoftim – Dita e Hapur e Konsullatës!

EKSKLUZIVE

Të dashur bashkatdhetarë,

Në vazhdën e përkushtimit tonë për t’i qëndruar më afër mërgatës sonë, Konsullata e Republikës së Kosovës ka hapur dyert për të gjithë qytetarët tanë që dëshirojnë të na vizitojnë dhe të njihen me punën dhe aktivitetet e misionit.

Çdo të premte (me përjashtim të festave zyrtare), nga ora:13:00 deri në ora: 14:00, ju ftojmë në Ditën e Hapur për t’u njohur nga afër me punën e misionit tonë dhe për të qenë pjesë e bashkëbisedimeve që synojnë përmirësimin e shërbimeve tona.

- Reklama -

Krahas heqjes së termineve (me përjashtim të kërkesave të veçanta për këto termine) dhe përmirësimit të cilësisë së shërbimeve konsullore, jemi të vendosur të ofrojmë mbështetje për të gjitha kërkesat e qytetarëve pa dallim.

Gjatë Ditës së Hapur, do të keni mundësinë për:

– Njohje nga afër me punën e misionit tonë,

- Advertisement -

– Takime me stafin e misionit;

– Njohuri më të hollësishme për shërbimet dhe aktivitetet tona;

– Dhënie sugjerimesh dhe ideve për përmirësimin e shërbimeve tona.

Konsullata mbetet e përkushtuar t’ju shërbejë me transparencë dhe profesionalizëm. Është shtëpia juaj, prandaj drejtohuni me çdo kërkesë apo nevojë që keni.

Ju mirëpresim!

Për të shmangur pritjet në telefon, na shkruani në: Consulate.zurich@rks-gov.net

Njofton:

Vigan Berisha Shef i Misionit Konsullor të Republikës së Kosovës në Cyrih

 

 

 

- Reklama -
- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme