BallinaKulturaNdërtesa e Alfabetit në Manastir të Vihet në Mbrojtje të Organizatës Ndërkombëtare...

Ndërtesa e Alfabetit në Manastir të Vihet në Mbrojtje të Organizatës Ndërkombëtare UNESCO

-

Kjo pjesë e historisë së trashëgimisë kulturore e kombëtare për kohën e njësimit të Alfabetit të shqipes, ka mbetur jashtë kufinjve të Shqipërisë zyrtare.

Prof.Skënder Karaçica, Çikago

Njësimi i Alfabetit të shqipes në Manastir (1908) po i mbushë 116 vjetë të fjalës e të shkrimit shqip me alfabetin latin dhe në frymën e kombit, të arsimit e të shkollës shqipe me orientim të hises të participomit të vlerava me popujt evropianë. Koha e Kongresit të Alfabetit ishte një nga ngjarmjet e mëdha kombëtare, ku elita intelektuale e kohës i kishte vënë vetës për detyrë të njësimit të Alfabetit të Gjuhës Shqipe e për të nisur shtegëtimin për ditën e pavarësisë së Shqipërisë më 28 nëntor 1912.

Pa njësimin e tiparave të shqipes me një Alfabet unik e me shkronja të frymës evropiane ashti siç janë edhe vetë kombi shqiptar në hapësirën etnike me frymë e orientim evropian, nuk mund të kemi shtetin e pavarur të Shqipërisë, thuhej në kronikat e kohës. Kjo kohë e ndërtimit të godinës së shqipes me shkronjat e alfabetit të njësuar, u krijuan vijat e qarta kombëtare për arsimin e edukimin e brezave, të shkollës shqipe, të administratës dhe të familjes shqiptare me shenjën dalluese të gjuhës së lashtë shqipe me pasaportën indo-evropiane.

Për historinë e Kongresit të Manastirit janë shkruar me dhjetra botime shkencore për historinë e njësimit të alfabetit janë mbajtur tryeza shkencore në institutet të gjuhës e të kulturës kombëtare, ligjërata në universitetet në Titranë, Prishtinë e Tetovë si dhe teza të doktoranturës të studiuesve të rinj shqiptarë. Në dritën historike të Kongresit të ABC-së tashti kjo pjesë e trashëgimisë gjuhësore, të kulturës, të frymës së kombit shqiptar është transformuar dhe ka shkuar në organizimin e Kongresit të Drejtshkrimit në Tiranë(1972) për njësimin e shqipes si një nga tiparët më njësitë gramatikore për të gjithë shqiptarët.

Në 116-vjetorin e Kongresit të Manasatirit dhe koha e njësimit të alfabetit me shkronja latine e më orientim evropian ka ardhur koha që të marrim nismën zyrtare të dyja shteteve të Shqipërisë zyrtare dhe të Shqipërisë tjetër Kosovë (term i Dritëro Agollit,nënvizimi im) që Ndërtesa e Kongresit të Alfabetit të vëhet në mbrojtje të organizatës ndërkombëtare për kulturë e arsim UNESCO.

Për këtë nismë të Ndërtesës së Kongresit të Manastirit, vjen nga fakti se kjo pjesë historike e trashëgimisë gjuhësore, të kulturës, të historisë ka mbetur jashtë kufinjve të Shqipërisë zyrtare dhe e njëjta ka mbetur më shumë në margjinat e kohës pa ndonjë status të mbrotjes në shtetin e Maqedonisë së Veriut.

Në këtë ndërtesë, më shumë po i kushtohet punës së bizesit e ka mbetur në duart e askujt ndonëse për shtetin në fjalë kjo shenjë dallluese të shqipes, të kulturës, të historisë shqiptare nuk ka ndonjë interesim për mbrojtjen dhe paurimin e saj me vlerat e shkrimit të kohës në Tiranë, Prishtinë, Shkup si dhe në qarqert ndërkombëtare të historisë së shqipes e të kulturës shqiptare në Vjenë, Zagreb dhe në institucionet e arbëreshëve në Zarë e në Itali.

Koha për vënjën në mbrotje të Ndërtesës së Kongresit të Manastirit në UNESCO do të ishte në krah të ruajtjes së trashëgimisë shqiptare për njësimin e alfabetit të shqipes dhe rrugëtimi për participimin e vlerave tona me popujt liridashës në Evropë dhe në botë. Kësaj trashëgimine historike duhet me i dalë zot të dyja shtetet shqiptare Shqipëria e Kosova si dhe faktori politik shqiptar në Shkup, institucionet shkencore në krah me Universitetin në Tetovë, shkruan gazetadielli.

 

 

Loading posts…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

KUVENDI I KAÇANIKUT – THEMEL I SHTETIT TË KOSOVËS

0
Nga Jusuf Buxhovi Kuvendi i Kaçanikut, i 7 shtatorit 1990, me ç'rast Kosova u shpall republikë, vuri në binarët historik shtetndërtimin e Kosovës, si proces...