POSTIMET E FUNDIT

VIGAN BERISHA: PROCESI I VOTIMIT NË CYRIH KA FILLUAR MIRË DHE PO ZHVILLOHET PA PROBLEME

Cyrih – Procesi i votimit për qytetarët e Republikës së Kosovës të regjistruar në diasporë ka nisur sot në Konsullatën e Republikës së Kosovës në Cyrih, njofton helveticALForum.ch, duke filluar nga ora 07:00 dhe do të vazhdojë deri në orën 19:00. Shefi i Misionit Konsullor të Republikës së Kosovës në Cyrih, Vigan Brisha, ka bërë të ditur se procesi ka filluar me kohë dhe po zhvillohet në mënyrë të rregullt.

“Sot ka nisur procesi i votimit në Konsullatën e Republikës së Kosovës në Cyrih. Gjithçka po zhvillohet sipas planifikimeve dhe deri më tani procesi po shkon mirë”, ka deklaruar Brisha.

Përfaqësuesit e konsullatës kanë ftuar të gjithë qytetarët e regjistruar me sukses për votim që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre kushtetuese dhe të marrin pjesë në këtë proces të rëndësishëm demokratik. Votimi në përfaqësitë diplomatike dhe konsullore të Kosovës përbën një mundësi të rëndësishme për bashkatdhetarët që jetojnë jashtë vendit, duke u mundësuar atyre të kontribuojnë drejtpërdrejt në proceset demokratike dhe në të ardhmen e vendit. Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih ka falënderuar qytetarët për angazhimin, pjesëmarrjen dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm, duke vlerësuar kontributin e diasporës në forcimin e institucioneve demokratike të Republikës së Kosovës, transmeton helveticALForum.ch.

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB