POSTIMET E FUNDIT

NJË MINUTË HESHTJE E NDERIM PËR TY

Nga Dashnim HEBIBI, Cyrih / Zvicër

( Elegji për Shkëlqesinë e Tij, Ish Presidentin e Shqipërisë, z. Bujar Nishani, tashmë i ndjerë)

Data 28 Maj jehoi tingëllimë mbi shkronjat e dhimbjes së shpirtit,

i shpërndau ato gjithandej

Gjeografisë shqiptare

Disa shkuan në Konçul, disa në Lluçan, Turi, Tërnoc, Bujanoc, kaluan nëpër udhën e Peonisë

Përballë përshendeti Bilaçin, në të majtë Raincën e Corroticën, Bukurocën,

E panë me sy edhe Zhunicën, Leranin, Gerajt, Strezocën, kaloi në mes të Çukarkës, drejt Preshevës, lart shihej Norça, Karadaku i Preshevës, vjen Rahovica, Caravajka,

Miratoca e Tërnava

Krejt Lugina e Preshevës.

Medvegja kreshnike me Topallën e Xhim Xhemës e Idriz Ajetit na bën roje, nëpër Luginë të mos ketë kurrë frymë të zezë.

Shkronjat e dhimbjes dhanë mesazhin ngushëllues: Kujto 07 Marsin e 2017

Në ato troje kaloi presidenti Bujar Nishani.

Po e ndjejmë ecjen e tij

Po e ndjejmë dhimbjen e tij

Po e ndjejmë tik takun e zemrës

Po e ndjejmë etjen për një pikë uji Lugine

Të asaj toke Dardane.

Uji që buronte nga Vlora, nga Kruja e Prizreni, Shkupi e Ulqini freskonte Luginën

Edhe zogjtë këndonin këngën më lehtë

Edhe lulet që kishin filluar me dalë, dhanë aromë shprese e frymëzime jete

Shiu që plasi nga qielli atë ditë, ishte nga gëzimi

Presidenti mbjelli jetë

Flamuri i Skënderbeut kishte ngjyrën e vet

Hymni Kombëtar foli me Skënderbeun, Ismail Qemajlin,Adem Jasharin, Ibrahim Rugova, Sali Çekun, Agim Ramadani, Anton Çetën, komandant Lleshin, Artan Abazin, Deltën, Mitatin e 28 Dëshmorët e tjerë.

Atë ditë foli edhe zemra e Xhim Xhemës, foli shpirti i Idriz Ajetit, Bexhet Sallahut, Sadete Preshevës, foli me patriotët e asaj ane

Se nga këtu fillon e merr frymë shqiptaria.

Emblemë e Peonisë mbete president Nishani

Shkronjat e dhimbjes shkojnë edhe te të rinjtë e Luginës, që mbanin flamujt në dorê nëpër shi

Se President Nishani po vjen në Luginë.

Shtate orë e gjysmë Lugina e Preshevës këndonte si fëmijë në djepin e Shqipërisë.

28 Maji erdhi si vetëtimë

Mbi qiellin e Preshevës erdhi lajmi si bubullimë

Presidenti më i dashur, nga kjo jetë mbylli sytë.

President Nishani

Po nga qielli i dhimbjes

Mbledhim shkronja të Alfabetit tonë

Në ato shkronja ka lotë e plot mall.

Ike në përjetësi nga Gjermania,nga Berlini i Evropës, por me sy hapur nga Shqipëria.

Lugina është në ditë zie

Është në dhimbje

Kujton ecjen tënde nëpër Luginë

Ecje të lehtë e me dashni

Sa shpesh merrje ajër për të ngopur mushkëritë

Nga ajo tokë shqiptare që është Shqipëri.

Lulet që lulëzuan atë ditë

Lulëzojnë edhe sot në këtë ditë

Edhe lulet folën mes veti

Edhe rrezet e diellit pikuan shi

Ishin dhimbje që shtrydhën shpirtin e luginasve

Se Presidenti Nishani shkoi në përjetësi.

President Nishani

Pusho në bardhësi

Të kujtojmë i madh e i vogël deri sa të ketë shqiptari.

Lulet e Luginës do të vijnë në Shqipëri

Ato Ty të përcjellin përshendetje

Janë lule të freskëta nga Lugina e diaspora e saj

Që një ditë në Parajsë të sjellin freski

E atë freski po e ndijmë edhe ne

Që një ditë do të takohemi përsëri në atë përjetësi.

President Nishani

Emblema jonë

Me Ibrahim Rugovën

E ditët se nga Lugia e Preshevës fillon kufiri i Shqiptarisë.

Edhe nga Molla e Kuqe afër Nishit

Do të shkruajë historia

Se ishte Bujar Nishani aty ku kaloi Ushtria e Kastriotit.

Pusho i qetë, President Nishani

Lugina ndanë dhimje si gjithë shqiptaria.

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB