Sezoni 2026/27 i Ligës së Parë të Maqedonisë pritet të sjellë një realitet të ri në futbollin vendor, me një përfaqësim të fuqishëm të skuadrave shqiptare në elitën e futbollit. Kampionati do të përbëhet nga 10 skuadra, ndërsa gjashtë prej tyre do të kenë identitet shqiptar ose bazë të fuqishme shqiptare.
Në mesin e pjesëmarrësve do të jenë dy skuadra me emrin Shkëndija, ajo e Tetovës dhe Shkëndija e Haraçinës, që do të garojnë për herë të parë së bashku në elitë. Krahas tyre, pjesë e kampionatit do të jenë edhe Bashkimi 1947, Arsimi dhe Struga, duke e bërë praninë shqiptare më të madhe se kurrë më parë në Ligën e Parë.
Pesëshja shqiptare do të përballet me emra të njohur të futbollit maqedonas si Vardari, Skopje, Sileksi, Tikveshi dhe Bregallnica, skuadra me traditë dhe histori të gjatë në futbollin vendor.
Me këtë përbërje, sezoni i ri pritet të jetë ndër më interesantët e viteve të fundit, me rivalitete të reja, ndeshje të zjarrta dhe një garë të fortë për titullin kampion. Vëmendja e tifozëve do të jetë e madhe, veçanërisht për shkak të rritjes së numrit të skuadrave shqiptare, të cilat synojnë të luajnë rol kyç në luftën për trofetë dhe përfaqësimin në garat evropiane.
Liga e Parë e Maqedonisë 2026/27 premton spektakël, rivalitet dhe një kapitull të ri në historinë e futbollit në vend, transmeton opentv /D.H




